Vritet gjenerali i famshëm çeçen, ukrainasit: Ai nuk shkon më në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar vrasjen e një gjenerali të famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë.

“Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Twitter diplomati i njohur ukrainas, Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake.

Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit.

Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e sigurisë si një veprim i Putinit për të nxitur rusët të luftojnë pasi dihet afrimiteti i tyre me ukrainasit.

Të fundit

Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat...

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e...

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Lajme të tjera

Web TV