Ukrainasi i patrembur i del para tankut rus, ulet në gjunjë në shenjë proteste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ukrainas i patrembur është filmuar teksa qëndronte kundër një kolone tankesh ruse. Burri sfidues u pa duke rënë në gjunjë në shenjë proteste, ndërsa ushtarët rusë lëviznin nëpër një qytet në Ukrainë.

Në pamjet e publikuara nga “The Sun”, vihen re një grup vendasish që shikojnë teksa tanket lëvizin nëpër vendlindjen e tyre. Nga ana tjetër, një burrë iu afrua një tanku dhe filloi që të sulmonte automjetin ushtarak.

Ai i del para tankut dhe përpiqet që ta ndalojë duke e shtyrë prapa. Në momentin që mjeti ndalon, burri në fjalë bie në gjunjë.

Të tjerët që po e shikonin, shkuan menjëherë drejt tij për ta ndihmuar. Nga frika për sigurinë e tij ata e tërhoqën nga ana tjetër. Por burri u mbajt pas tankut dhe nuk pranoi që të lëvizte.

Mediat e huaja shkruajnë se ukrainasit e guximshëm janë parë duke u përpjekur që të shmangnin pushtuesit që kur Putin filloi sulmin e tij nga Ukrainës. Me herët gjatë konfliktit, një tjetër ukrainas u fotografua teksa u përpoq që të ndalonte një kolonë makinash të blinduara ruse “Z”.

Gjithashtu kujtojmë ushtarin ukrainas i cili hodhi veten në erë, në mënyrë që të shkatërronte një urë dhe të ndalonte forcat ruse të sulmonin drejt Kievit.

Të fundit

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

Lajme të tjera

Web TV