Zelensky refuzoi takimin në Bjellorusi, Moska i vendos afat Ukrainës, delegacioni rus ka mbërritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet me Moskës dhe Kievit janë në rritje. Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë nuk janë ndalur, mijëra ukrainas janë përpjekur të largohen nga vendi i tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër ndihmësi i Vladimir Putinit, Vladimir Medinsky garantoi sigurinë e misionit ukrainas, tha se delegacioni rus tashmë ka mbërritur në qytetin e Gomelit në Bjellorusi dhe do të presë përgjigjen e Ukrainës deri në orën 15:00.

Përfaqësuesit e qeverisë ukrainase nuk kanë plane të udhëtojnë në Bjellorusi për bisedime, është shprehur nga ana e tij zëdhënësi i Zelensky, Sergei Nikiforov.

“Ne kemi dëgjuar raporte se një delegacion rus ka ardhur në Gomel për bisedime. Duhet të themi se përfaqësuesit e Ukrainës nuk do të jenë atje. Kjo u diskutua si mundësi , por në minutën e fundit negociatorët rusë i kërkuan ushtrisë ukrainase që së pari të dorëzonte armët”, thotë ai.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se nuk do të shkojnë në Minsk për negociata, për shkak se sipas tij Bjellorusia është një vend armiqësor.

“Sigurisht, ne duam paqe, duam të takohemi, duam fundin e luftës. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku -,të gjitha këto i propozuam palës ruse. Dhe çdo qytet tjetër na përshtatet. Në një vend nga territori i të cilit nuk lëshohet asnjë raketë”, ka thënë Zelensky.

Të fundit

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për shkak të ngjyrës së lëkurës,...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Rama për aksin e ri rrugor/ Një perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete...

Lajme të tjera

Web TV