Kush është Lukashenko? Ja çfarë duhet të dini për “diktatorin e fundit të Evropës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur thuajse të gjitha vendet e botës kanë shprehur hapjen mbështetjen e Ukrainës në luftën ndaj Rusisë, shtetet që mbështesin Putinin janë më të pakta. Si aleat kryesor i tij llogaritet Bjellorusia e Alexander Lukashenkos.

Mediat e huaja shkruajnë, se është pikërisht Bjellorusia faktori kyç në pushtimin rus. Inteligjenca ukrainase sugjeron se Bjellorusia po tregon gatishmëri të plotë për të marrë pjesë pushtimin e Rusisë, ku përveç lejes që rusët të përdorin territorin e tyre si vend kalimi, kanë ndihmuar dhe me armë luftarake e trupa.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha javën e kaluar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen pushtimit “nëse bëhet e nevojshme”.

Ja çfarë duhet të dini për Lukashenkon, njeriun në krye të këtij kombi që shtrihet midis Rusisë dhe Polonisë:

I zgjedhur president në zgjedhjet e para demokratike të Bjellorusisë në 1994 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai ka sunduar për më shumë se një çerek shekulli. Por zgjedhjet e mëvonshme janë dëmtuar nga akuzat për taktika të forta dhe parregullsi votimi.
Fundi i vitit 2020 u shoqërua me muaj protestash dhe dhune në të gjithë vendin pas zgjedhjeve të diskutueshme, me policinë që bëri gjithçka për të shuar kryengritjet.
Lukashenko hodhi poshtë akuzat se vota ishte manipuluar dhe tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Diktatori i fundit i Evropës”

I quajtur “diktatori i fundit i Evropës”, kontrolli i tij i hekurt mbi vendin e tij është bërë gjithnjë e më i fortë.

Lukashenko e ka forcuar gjithnjë e më shumë aleancën e tij me Putinin, i cili ka ofruar qindra miliona dollarë ndihmë financiare.
Në një intervistë ekskluzive me CNN në vitin 2021, Lukashenko i tha se çfarë mund të ndodhë nëse ndonjëherë do të ketë një provokim kundër dy vendeve:
“Nëse ne kemi nevojë, Bjellorusia do të kthehet në një bazë ushtarake për Rusinë dhe Bjellorusinë në mënyrë që t’i rezistojë agresionit tuaj, nëse ju vendosni, ose nëse ndonjë vend vendos të sulmojë”.

Të fundit

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin....

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

Lajme të tjera

Web TV