Sulmet gjatë natës, dhjetëra të vrarë në dy qytetet e mëdha të Ukrainës

Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë natës në dy qytete e Ukrainës Kharkiv dhe Chernihiv. Burime njoftojnë se nga këto sulme me raketa janë vrarë dhjetëra civilë të pafajshëm.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan raketa që fluturonin në Kharkiv, në atë që disa analistë të mbrojtjes e përshkruan si tipike të një sulmi me municione thërrmuese në një zonë të dendur urbane.

Rusia ka mohuar më parë se ka shënjestruar zonat e banuara.

Tymi i zi i trashë mund të shihej gjithashtu nga një qendër tregtare e shkatërruar në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës.

 

 

Pamjet në këtë video janë verifikuar nga BBC, por burimet e disa rubrikave nuk dihen.