“Të gjitha shërbimet do merren në e-albania”/ Rama: Në javët e para të marsit do mbyllen sportelet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se gjatë javëve të para të marsit do të njoftohet mbyllja e sporteleve të shërbimeve të administratës.

Gjatë një takimi me qytetarë të Lushjnjës, Rama tha se të gjitha shërbimet qytetarëve do u ofrohen nëpërmjet portalit e-Albania, në mënyrë që të lehtësohen procedurat. Ai shtoi po ashtu se do ketë një sistem kontrollues, në mënyrë që të eliminohet korrupsioni.

“Brenda pak ditësh ose dy javëve të para të marsit, ne do të bëjmë publike atë që kemi paralajmëruar, mbylljen e sporteleve të shërbimeve në mënyrë që shërbimet ti marrin nga telefoni, kompjuteri pa pasur nevojë për të mbajtur radhë. Pa pasur nevojë për të kërkuar miq të njohur, pa pasur nevojë të fusin dorën në xhep.

Platforma E-albania na shërbeu mirë gjatë pandemisë. Një gjë e tillë do ndodhë dhe me sportelet. Kemi krijuar një mekanizëm të tërë kontrolli në mënyrë që të dimë në kohë reale, në të gjithë Shqipërinë, për këdo që i vonohet një përgjigje. Do i japim një goditje të madhe atij korrupsioni të vogël,  për atë pjesë që ka të bëjë me shërbimet me dokumente” – tha Rama.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV