4 Mars 1918/ Nga Gripi Spanjoll te “Covid-19”, pandemitë që morën miliona jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur duket se pandemia Covid-19 është në stinën e saj të fundit, në kujtesë na vjen se në marsin e vitit 1918 u zyrtarizua fillimi i pandemisë që do të quhen “Gripi Spanjoll” dhe që do të shkaktonte më shumë viktima se sa lufta 5 vjeccare që quhej “Lufta e Madhe”…

…Në vjeshtën e vitit 1918, Lufta e Parë Botërore në Europë po përfundonte, dhe paqja ishte në horizont. Amerikanët u bashkuan në luftë, duke i afruar aleatët më pranë fitores kundër gjermanëve. Ushtarët jetuan për muaj të tërë nëpër llogore në kushte ekstreme. Megjithatë në disa pjesë të globit, shpërtheu një virus që në pamje të parë, dukej si një virozë e zakomshme e stinës së dimrit.

Në fakt, gripi i atij sezoni rezultoi të ishte një murtajë e vërtetë. Në pak më shumë se 2 vjet virusi i koduar me siglën H1N1 i mori jetën milionë njerëzve, ndërsa u sëmur prej tij një e pesta e popullsisë së botës.

 

Alarmi

Në 4 mars të vitit 1918, një kuzhinier i ushtrisë amerikane u shtrua në infermierinë e bazës ushtarake Fort Riley në Kansas, me temperaturë të lartë 39.5 gradë C. Brenda dy ditësh, u sëmurën edhe 521 burra të tjerë. Gripi infektoi në total 28 për qind të popullsisë amerikane. Rreth 675.000 amerikanë vdiqën nga gripi gjatë pandemisë, dhjetë herë më shumë se në Luftën e parë Botërore. Sëmundja më pas u përhap në Europë në sajë të autokolonave ushtarake.

Në prill të po këtij viti virusi u përhap në mënyrë të menjëhershme në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pandemia u përhap në të gjithë botën në tri valë, e para në pranverën e vitit 1918 me një numër të vogël të rasteve të vdekjeve, e njohur si “ethet 3-ditore”,

Kur sëmundja u shfaq përsëri atë vjeshtë, ishte shumë më e rëndë. Shkencëtarët, mjekët dhe zyrtarët e shëndetësisë nuk mundën ta identifikonin këtë virus që po godiste kaq shpejt. Për shkak të mutacioneve të mundshme të virusit që e bënin edhe më tepër agresiv në dy fazat e tjera të tij.

Australia renditet në mesin e shteteve më pak të prekura në sajë të një politike strikte të vendosjes në karantinë.

Disa prej viktimave ndërruan jetë brenda disa orësh nga simptomat e tyre të para. Të tjerë u dorëzuan pas disa ditësh; mushkëritë e tyre u mbushën me lëngje deri në asfiksinë e tyre. Pandemia e u ndërlikua më tej me shpërthimin e letargjisë encefalite në vitet 1920.

 

Bilanci

Pandemia zgjati nga marsi 1918 deri në qershor 1920, duke u përhapur deri në Arktik dhe ishujt e largët të Paqësorit.  Shkencëtarët besojnë sot se virusi erdhi nga zogjtë, dhe se kishte ngjashmëri me gripin e shpendëve që edhe sot shkakton me raste viktima, por edhe shumë panik në mesin e njerëzve.

Lexo edhe :  Mersin Mixha, nga 13-vjeçari i Luftës së Dytë te themeluesi i Aviacionit Shqiptar

Nuk ka bilance të raportuara në statistika të sakta për këtë epidemi. Përllogaritjet e atëhershme raportonin për rreth 21 milionë të vdekur. Por, sipas vlerësimeve të mëvonshme, rreth një e treta e popullsisë globale u prek nga virusi dhe të paktën 50 milionë persona rezultojnë të vdekur. Hulumtuesit Niall Johnson dhe Juergen Mueller në vitin 2002 konfirmuan se bilanci i vërtetë i epidemisë mund të jetë në rendin e 100 milionë viktimave.

Gripi ishte më vdekjeprurës për njerëzit e moshës 20- 40 vjeç, diçka e pazakontë për këtë lloj sëmundje, e cila është zakonisht një vrasëse e fëmijëve të vëgjel dhe të moshuarve.

Përhapja e epidemisë shpjegohet gjithashtu nga lufta. Lëvizjet e trupave ndikuan në përhapjen e virusit, plagët dhe mungesat jetike ulën shkallën e mbrojtjes imunitare.

 

Origjina

Origjina e epidemisë me shumë gjasa nuk ka asnjë lidhje me Spanjën.

Atëherë përse ky grip u quajt spanjoll?

Pa dyshim për shkak të sekretit ushtarak që lidhej me shëndetin e ushtarëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Sepse pjesa më të madhe të botës perëndimore ishte e përfshirë nga lufta. Ishte e pakuptimtë për gazetat që të raportonin një virus që shfaroste trupat e ushtrive. Nga ana tjetër, media mund të shkruante lirshëm për gripin që goditi Spanjën, shtet asnjanës që nuk iu nënshtrua censurës.

Gazetat spanjolle raportuan Luftën e Madhe dhe gjithashtu epideminë e gripit, por vendet që luftonin mes tyre i censuruan lajmet për sëmundjen, në mënyrë që të mos minonte më tej moralin e ushtarëve të tyre, të zhytur në një konflikt lufte me një shtrirje të paparë deri në atë kohë. Ky përjashtim e bëri Spanjën të bëhet një informatore e pavullnetshme e një pandemie që preku të gjithë botën, por për të cilën nuk u fol, për të mos shfaqur shenja dobësie për armikun.

 

Pas 100 vitesh

100 vite pas “Gripit Spanjoll” një tjetër pandemi u shfaq në botë, duke e përfshirë të gjithë atë në mënyrë të menjëhershme dhe duke e zhytur nw ankth. Por këtaj rradhe kushtet ishin të ndryshme dhe mjekësia kishte bërë hapa galopantë në drejtim të mbrojtjes së jetëve njerëzore. Sipas statistikave në botå nga virusi “Govid-19” dhe mutacionet e tij tw vazhdueshme. ka të paktën 6 milion viktima ndërkohë që janë zyrtarizuar 440 milionë njërëz të prekur prej tij.

Të fundit

Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe…

Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres së tij, ndëra në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet...

“Sa herë e hanë nga bufi”, Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS. Rama bëri dhe një krahasim mes...

‘Ardit Bido e ka kokën plot, ne kemi mozaik!’ Rama krahason kandidatët nga Saranda

Kryesocialisti Edi Rama, teksa prezantoi edhe kandidatët e Sarandës për zgjedhjet e 11 majit, duke cilësuar si “mozaik”, u shpreh se në krahun tjetër...

Kanë tre vite bashkë, ja pse Brad Pitt nuk i ka propozuar ende Ines de Ramonit

Kanë kaluar tashmë tre vite që nga fillimi i lidhjes së Brad Pitt me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon, por ende nuk ka...

Takimi elektoral në Fier, Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, më 11 maj!

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta. Berisha tha se...

Lajme të tjera

Web TV