Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ashpër vendimin e fundit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili nënshkroi ligjin që dënon me 15 vite burg gazetarët që informojnë për luftën.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se diktatori mizor po dënon fjalën e lirë si dhe ka bllokuar Facebook-un për qytetarët e tij.
Postimi i plotë i Berishës:
Diktatori mizor Putin dekreton dënimin e fjalës se lire me 15 vjet burg ne vendin e tij dhe bllokon Facebook-un ne Rusi!
Te dashur miq, diktatori gjakësor Putin qe po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit ne Ukraine firmosi sot ligjin per dënimin me 15 vjet burg per ata qe japin lajme te “rreme” per ushtrinë ruse dhe barbaritë e saj ne Ukraine. Po ne kuadër te dënimit te fjalës se lire ai sot bllokoi Facebook-un ne Rusi.
Me keto masa ai dëshmon se po vendos ne Rusi një diktature te egër staliniste. sb