Zgjedhjet të dielën, “artileria e rëndë” mbyll fushatën në 6 bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjashtë bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, ku forcat politike janë përqëndruar më shumë në dy qendrat e mëdha, Shkodër dhe Durrës. Rama dhe Basha mbyllin fushatën duke kërkuar votën, ndërsa e diela do të jetë “testi i opozitës”, se kush do të triufojë Basha apo Berisha.

Është mbyllur fushata e zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje që do të mbahen këtë të dielë. Kreu i PS-së Edi Rama ishte në Shkodër ku kërkoi votën e qytetarëve për ti kthyer dinjitetin qytetit sipas tij dhe sulmoi kundështarët duke i konsideruar si “beteja e bravave dhe vareve”. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se në 6 mars është mundësia që Shkodra të marrë vendin që i takon dhe të lartësohet. “Ne duam që këtë herë edhe njëherë tjetër t’i japim Shkodrës një mesazh të qartë që ne jemi këtu. Jemi gati ta ngremë nga gjunjët ku e kanë ulur, ata që e kanë pasur fatin e madh ta qeverisin. Ndaj jemi mbledhur këtu dhe ju falënderoj që keni ardhur dhe ju them të gjithë atyre që në datën 6 kanë mundësi të votojnë, ngritjen e Shkodrës nga një gjunjëzim që duket sapo hyn në Shkodër. Malësia e Madhe është dy hapa larg, pak me tutje, Puka, Vau i Dejës me mundësi shumë herë më te vogla se Shkodra. Në 6 mars ne, të gjithë ata që do votojnë nuk do zgjedhin midis Europës dhe Amerikës , por nuk do shkojnë të zgjedhin as për politikat e mëdha ekonomike shoqërore se për këto shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen në gjithë Shqipërinë. Në 6 mars nuk ka zgjedhje për ta mbajtur Shqipërinë krenare pranë aleatit tonë SHBA. Në 6 mars qytetarët do të zgjedhin për një qytet më të pastër”, tha Rama.

Lexo edhe :  Alimehmeti: Ka ardhur koha për rotacion në PD

Basha, nga Shkodra në Durrës
Më me intesitet ka qenë fushata ditën e djeshme për kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili pasi mbylli fushatën në Shkodër, shkoi edhe në Durrës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa mbylli fushatën ne qytetin e Durrësit u bëri thirrje të gjithë durrsakëve dhe qytetareve të shpërfillin cdo diktator dhe të hedhin votën aty ku u shërbehet fëmijëve dhe prindërve durrsakë. “Ju me me sytë e mbushur me dritë e me shpresë për të dielën e 6 marsit. Këtë shesh e gjej të mbhushur me shpresën e të rinjëve krah një të riu rebel, të një familjari e priindi i cili do të luftojë për t’ia kthyer dinjitetin qytetin, Luan Hotin. Mbështetja juaj nuk ka munguar, e kam ndierë kudo që Durrësi është gati. Këto sheshe kanë buçitur shpesh nga okupatorët që kanë zbarkuar këtu dhe e kanë parë Durrësinh si portën hyrëse për të marrë gjithçka të mirë të kësaj toke. Ky Durrës ka buçitur nga qëndresa e shqiptarëve, por në radhë të parë e durrësakëve, por Durrësi bucket me heshtje. Me heshtjen e mosmiratimit sa herë një qeveri shkel mbi ta”-tha Basha. Ndërsa në Shkodër ka bërë thirrje që të votohet kandidati i PD-së Xhemal Bushati si fuqi e vetme opozitare. Ndrshe nga çdo palë zgjedhjesh të tjera, Basha këtë herë nuk matet vetëm më kundërshtarin klasik PS-sën, por mbi të gjitha më ish-liderin demokrat Sali Berisha. Pas krisjes së madhe, ish-kryeministri ka nxjerrë kandidatët e tij në të gjashtë bashkitë, nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë”, pas koalicionit që bëri me LSI-në.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV