Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesëmarrje e ulët është vënë re në votimet e sotme në 6 bashkitë e vendit. Sipas KQZ-së në votime deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka qenë 21.16%.

Janë raportuar në KQZ, 592 nga 942 qendra votimi në total, ndërkohë që kanë votuar mbi 87 mijë nga 416058 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

Në Rrogozhinë, pjesëmarrja deri në mesditë 23.44%. Në Dibër, pjesëmarrja 29.81% deri në mesditë.

Në Durrës, pjesëmarrja 17.19% dhe në Lushnjë 27.39 % është pjesëmarrja në votime deri në 14:00.

Qytetarët shqiptarë po votojnë këtë të dielë për të zgjedhur kryetarët e rinj në gjashtë bashkitë e vendit.

654,538 votues në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnje, Rrogozhinë e Vorë janë thirrur për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre që do të kenë një mandat 1-vjeçar.

Sipas KQZ, janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Si në çdo proces zgjedhor, votimi nisi në orën 07:00 për të përfunduar në orën 19:00. E vetmja bashki e përzgjedhur për të votuar elektronikisht është Vora.

Përveç Dibrës, kandidatët potencialë përballë njëri-tjetrit janë 3, të PS, PD dhe koalicionit Shtëpia e Lirisë, i udhëhequr nga ish-kryeministri Berisha.

Nisur nga historiku i zgjedhjeve, veç Shkodrës ku në 30 vite bashkia është drejtuar vetëm nga e djathta, 5 bashkitë e tjera janë drejtuar herë nga e majta e herë nga e djathta.

Shkodra duket edhe përballja më e vështirë për t’u parashikuar.

Sot, vendoset nëse kjo e fundit do të vazhdojë të qëndrojë djathtas, apo do t’i bashkohet hartës me 60 bashkitë e tjera që drejtohen nga socialistët, pas bojkotit të zgjedhjeve nga opozita.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV