Video e atentatit në Vlorë, pamjet e kamerave tregojnë momentin e sulmit me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skenë e ngjashme me ato të filmave aksion ka qenë atentati me armë ku mbeti i plagosur 33-vjeçari, Romeo Meçaj mbrëmjen e të shtunës, (5 mars 2022) në Vlorë. Pamjet e siguruara nga Ora News tregojnë momentin kur ndaj automjetit ku ndodhej i riu është qëlluar me breshëri të paktën 15 herë teksa edhe autorët ishin në ecje. Ata kanë përdorur një makinë Golf 5 të cilën e dogjën disa minuta pas ngjarjes në zonën e Ujit të Ftohtë.

“Ora News” ka zbuluar videon e atentatit me kallashnikov në qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Romeo Meçaj mbrëmjen e të shtunës (5 mars 2022)

Pamjet tregojnë momentin, kur automjeti tip “Golf 5”, afrohet pranë makinës tip “Nissan Pajero”, me të cilën udhëtonte Meçaj, duke hapur zjarr në mënyrë të menjëhershme.

Kamerat kanë fiksuar momentin kur goditja është kryer nga dera e parë e pasagjerit të makinës. Zjarri i automatikut që sipas policisë ka qëlluar të paktën 15 herë dallohet qartë në këtë video, ndërsa edhe në vendngjarje në një distancë prej mbi 15 metrash janë gjetur 15 gëzhoja.

I prekur nga plumbat në pjesën e gjoksit pranë zemës dhe në gjymtyrë, Romeo Meçaj, ka humbur kontrollin e mjetit duke u kthyer majtas ku është përplasur me automjetin e një banori të zonës që ishte parkuar aty pranë.

Dy autorë
Deri në këtë fazë të hetimit policia kriminale e Vlorës, beson se tentativa e vrasjes së Meçaj, është organizuar më shumë se tre persona, dy në makinën e përdorur për të ndjekur e goditur viktimën dhe i treti, në vendin e quajtur zona e “7 Pallateve” në “Uji i Ftohtë”.

Aty është djegur makina e përdorur në atentat ndërkohë autorët kanë marë një mjet tjetër për tu larguar duke humbur gjurmët.

Lexo edhe :  Apeli rrëzon shkallën e parë të GJKKO, nuk pranon ankimin e Belerit për hetimin e Xhaçkës

Sipas policisë, makina tip “Golf 5” e përdorur në atentatin kundër 33-vjeçarit, rezultoi se ishte vjedhur në qytetin e Lushnjës.

“Ora News”, ka mësuar se Romeo Meçaj, prej vitit 2017 nuk kishte dalë nga Shqipëria. Policia e Vlorës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje rreth 15 persona mes të cilëve dëshmimtarë okularë, familjarë dhe shokë të të riut të cilët kanë thënë se Romeo Mecaj nuk ka pasur konflikte.

Ata kanë pohuar se gjatë sezonit veror 33-vjeçari punonte si skafist, me mjete lundruese që transportonin turistë në karaburn dhe sazan.

Kjo punë e lidhte me Delon Troqen, i vrarë pak metra më tutje me të njëjtën skemë krimi në Maj 2021.

Pistat e hetimit
Pista kryesore e hetimit për atentatin e së shtunës në Vlorë është ajo e konflikteve për trafiqet e paligjshme kryesisht jashtë Shqipërisë. Plagosja e Romeo Meçajt, dyshohet se ka lidhje me vijimin e atentateve të ndodhura në Vlorë qysh prej muajit dhjetor 2021, kur Indrit Sadedinit, ju vendos një sasie tritoli në hyrje të garazhit të tij.

Pas kësaj ngjerje në Janar 2022 në Vlorë, tentohet të vritet Diego Hajnaj, i sapo kthyer nga Hollanda. Hajnaj dhe Romeo Meçaj, kanë shoqëri me njëri-tjetrin, ndërsa konfliktet dhe atentat me persona të tjerë në këtë qytet,janë bërë shkak dhe i sulmit me armë ndaj tyre./ ORA NEWS

Të fundit

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201 795 numri i fletëve të...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Lajme të tjera

Web TV