Bardh Spahia shpall fitoren në bashkinë e Shkodrës: Nga nesër do të jem kryebashkiaku i të gjithë shkodranëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa kanë ngelur vetëm 5 kuti për të numëruar nga bashkia e Shkodrës, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia ka folur si fitues i garës, duke shpallur fitoren e tij si kryebashkiak i ri.

Ai falenderoi të gjithë ata që e mbështetën, ndërsa lëshoi mesazhe përbashkimi mes shkodranëve dhe jo vetëm, pavarësisht krahut politik.

“Në këtë ditë historike, ditë shprese për të gjithë demokracinë shqiptare, për opozitarizmin e vërtetë shqiptar dhe jo vetëm shkodran, dua ta nis me falënderim nga zemra për të gjithë demokratët, qytetarë e bashkisë së Shkodrës, për vlerësimin që më dhanë. Dua të falënderoj dhe aleatët tanë për luajalitetin që bënë për të arritur fitoren. Falënderim nga zemra shkon për të gjithë gazetarët, që e transmetuat me profesionalizëm këtë garë, por dhe për atë trupë të jashtëzakonshme komisionerësh për mos tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës. Dua të falënderoj nga zemra stafin e shtabit elektoral dhe këtë rini të jashtëzakonshme që i dhanë energji kësaj gare elektorale. Me falënderimin e përzemërt ndaj qytetarëve të bashkisë sonë, dua t’u garantojë se nga nesër do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Një thirrje kam dhe për ata që nuk zgjodhën për të më votuar mua dhe për ata demokratë që ndoshta humbën rrugën, dera jonë, dera e shumicës, do të jetë e hapur, për shkodranët dhe jo vetëm. Nga sot në Shkodër nis ndryshimi i ri. Do të komunikoj siç duhet, do identifikoj prioritetet dhe do i jap zgjidhje. Jemi këtu për të vlerësuar forcën që garanton vota e lirë. Vumë në piedestal forcën e votës së lirë. Do të komunikoj siç duhet, do identifikoj prioritetet dhe do i jap zgjidhje. Jemi këtu për të vlerësuar forcën që garanton vota e lirë. Vumë në piedestal forcën e votës së lirë.”, tha ai.

Të fundit

Caktohet data, kur do të shqyrtohet kërkesa e Metës për heqjen e masës “arrest me burg”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 13 korrik ora 10:00 për të mbajtur...

Moment historik për futbollin shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Tiranë

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Tension në det, dy anije kineze përplasen teksa ndiqnin një anije të rojës bregdetare

Një anije luftarake e marinës kineze është përplasur me një anije të rojes bregdetare, ndërsa së bashku po ndiqnin një anije të rojes bregdetare...

Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së...

The Economist: Njësia e re antikorrupsion (SPAK) e Shqipërisë po rrëzon figurat e mëdha

Artikulli i The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan akademikja shqiptare Lea Ypi në një libër që pritet të botohet, debatohej nëse korrupsioni...

Lajme të tjera

Web TV