Ku ndryshon Stresi nga Ankthi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithkush sot bashkjeton me këto dy emocione. Stresi dhe ankthi janë të dyja  përgjigje emocionale të individit por me ndryshime mes tyre.

Të dhënat e janarit 2019 nga Global Burden Disease( pa filluar ende pandemia dhe lufta aktuale) treguan se rreth 264 milionë njerëz në botë vuanin nga çrregullimet e ankthit. Kjo shifër përbënte  rreth 3.6% të popullatës globale, me një përhapje midis 2.5% dhe 6.5% të popullsisë për çdo vend, ku rreth 62% e atyre që vuanin nga ankthi ishin femra. Pas 2019-s mendohet se këto shifra jane dyfishuar e madje vazhdojne të jenë në rritje.

⚠️Stresi zakonisht shkaktohet nga një shkaktar i jashtëm. Shkaku mund të jetë afatshkurtër, si p.sh. një afat pune ose një grindje me partnerin/en, ose afatgjatë, si pamundësia për të punuar, një aksident apo një sëmundje kronike.

Njerëzit nën stres përjetojnë simptoma mendore dhe fizike, të tilla si nervozizëm, zemërim, lodhje, dhimbje muskujsh, probleme me tretjen dhe vështirësi në gjumë.

⛔️Ankthi, nga ana tjetër, përkufizohet nga shqetësimet të vazhdueshme dhe të tepruara që nuk largohen edhe në mungesë të një stresori. Ankthi çon në një grup pothuajse identik simptomash si stresi por me një situatë klinike më të komplikuar.

Shpesh Ankthi gjendet i bashkndodhur me depresionin, maninë dhe çrregullimet e përdorimit të substancave. Çrregullimet e ankthit ndodhin më shpesh tek njerëzit nga kulturat anglo/europiane krahasuar me kulturorat indiane, aziatike, afrikane, të Lindjes së Mesme dhe Latine.

Si stresi i lehtë, ashtu edhe ankthi i lehtë stabilizohen lehtësisht përmes: Aktivitetit fizik, regjimit ushqimor   dhe higjienës  së mirë të gjumit, por rastet më të rënda kërkojnë më shumë se kaq.

Simptomat emocionale dhe mendore variojnë mes ankthit, frikës, nervozizmit dhe trishtimit. Shpesh, njerëzit me stres kronik përpiqen ta menaxhojnë atë me sjellje jo të shëndetshme, duke përfshirë: alkolin, bixhozin, abuzim substancash e ilaçesh, pazare të tepruara, shfletime interneti të zgjatura etj.

Nëse stresi ose ankthi nuk i përgjigjen teknikave të menaxhimit, ose nëse mendoni se stresi ose ankthi po ndikojnë në funksionimin ose disponimin tuaj të përditshëm, merrni parasysh të flisni me një profesionist të shëndetit mendor i cili mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po përjetoni dhe t’ju ofrojë mjete shtesë të përballimit.

Për shembull, një psikolog mund të ndihmojë në përcaktimin nëse mund të keni një çrregullim ankthi. Çrregullimet e ankthit ndryshojnë nga ndjenjat afatshkurtra të ankthit në ashpërsinë e tyre dhe bazuar në kohën që zgjasin: Ankthi zakonisht vazhdon për muaj dhe ndikon negativisht në gjëndjen shpirtërore dhe funksionimin e përditshëm. Disa çrregullime ankthi, të tilla si agorafobia (frika nga hapësirat publike ose të hapura), mund të bëjnë që personi të shmangë aktivitete të këndshme ose ta bëjë të vështirë mbajtjen e një pune.

Lexo edhe :  Të lumtur që po gjejnë avokatë për humbjen

Një nga çrregullimet më të zakonshme të ankthit është çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Për të identifikuar nëse dikush ka çrregullim të përgjithsuar të ankthit, një klinicist do të kërkojë simptoma të tilla si shqetësime të tepruara, të vështira për t’u kontrolluar që ndodhin shumicën e ditëve në një hark kohor prej gjashtë muajsh. Shqetësimet e raportuara lidhen me tema të ndryshme. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar shoqërohet gjithashtu nga simptomat fizike të ankthit dhe pyetjet shqetësuese “po sikur”.

Një lloj tjetër i çrregullimit të ankthit është Ataku i panikut, i cili shënohet nga sulme të papritura të ankthit me simptoma fizike të tilla si rrahje të forta zemre, djersitje, të dridhura, probleme të frymëmarrjes, dobësi ose marramendje, duar të mpira, dhimbje gjoksi, dhimbje stomaku dhe të përziera. Të gjitha këto simptoma fizike shoqërohen me një shqetësim intensiv se kur do të ndodhë sulmi tjetër i panikut dhe mendime frike “po vdes”.

Ankthi mund të shfaqet gjithashtu në formën e fobive specifike, fobive sociale, çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) dhe çrregullimi  i stresit post-traumatik (PTSD) që konsiderohet si një nga psikopatologjitë e rënda penguese për funksionimin normal të individit.

Çrregullimet e ankthit mund të trajtohen me psikoterapi, ilaçe ose një kombinim të të dyjave, në varësi të ashpërsisë së simptomave dhe gadishmërisë e vullnetit të individit. Një nga qasjet më të përdorura terapeutike është terapia njohëse e sjelljes, e cila përqendrohet në ndryshimin e modeleve jo të përshtatshme të mendimit në lidhje me ankthin.

Njohja mirë e këtyre koncepteve ju siguron që të merrni ndihmën që ju nevojitet duke evituar shqetësimet e panevojshme. Qetësia është thelbi i shëndetit tuaj.

“Rregulli numër një : mos djersisni për gjërat e vogla.

Rregulli numër dy: çdo gjë është e vogël.”

– Robert Eliot

Përgatiti Rudina Koromani,

Psikologe Klinike

#anxiety #stress #stressmanagement

#ankthi #stresi #menaxhimstresi #healthy

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 prill 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar...

100 ditët e para të Trump si president përmbushin pritshmëritë e shumicës së amerikanëve

Aktiviteti i Donald Trump si president i SHBA-së në 100 ditët e tij të para në detyrë përmbush pritshmëritë e shtatë në dhjetë amerikanë,...

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën. E...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Lajme të tjera

Web TV