Numërimi i votave deri më tani/ Shkodra mbetet e vetmja dilemë, Berisha lë pas kandidatët e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 6 bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet lokale vijon numërimi i kutive për të vendosur se kush do të jetë në krye të tyre.

Teksa në Vorë dhe në Rogozhinë kandidatët e Partisë Socialiste u shpallën fitues, të majtët po kryesojnë dhe në Dibër, Durrës dhe Lushnjë.

Më saktësisht, në Dibër janë numëruar 45 nga 101 kuti, ku Rahim spahiu i PS kryeson me 7,556 vota, i ndjekur nga Premtim Kryemadhi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 2,310 vota. Kandidati i PD, Luan Haka është i treti me 1,965 vota dhe Dritan Torba i LRE i 4 me 45 vota.

Në Durrës, 181 kuti janë numëruar nga 337, dhe Emirjana Sako kryeson me 20,755 vota e ndjekur nga Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë” me 10,379 vota, teksa sërish kandidati i PD, Luan Hoti është i treti me 4,784 vota.

Në Lushnjë me 126 kuti të numëruara nga 157, Eriselda Sefa e PS kryeson me 16,395 vota. Elton Bano i “Shtëpisë së Lirisë” renditet i dyti me 9,014 vota, i ndjekur nga Indrit Sefa i PD me 3,043 vota.

Shkodra nga ana tjetër kryesohet nga kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia me një diferencë të vogël me kandidaten e PS, Majlinda Angoni. Teksa janë numëruar 148 nga 250 kuti, Spahia ka marrë 12,740 vota ndërsa Angoni 11,339 vota. Edhe në këtë bashki, kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati renditet i treti me 4,510 vota.

Numërimi për 4 bashkitë e mbetura pritet të përfundojë ditën e sotme para orës 22:00, duke përcaktuar kështu dhe kryetarët.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV