Beteja finale për Kievin, ushtarakët amerikanë zbulojnë kur rusët do të sulmojnë kryeqytetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analiza e bërë nga një grup udhëheqësish ushtarak amerikan sugjeron se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim, por që mund të fillojë dhe që mbrëmjen e sotme.

Sipas Sky News, Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Vlerësimi sugjeron se “sulmi mund të ndodhë gjatë 24-96 orëve të ardhshme”.

“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar ushtarët ukrainas përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë.

Analiza tregon se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç të pushtimit të Putinit, duke marrë parasysh suksesin por edhe dështimin e një operacioni të tillë për marrjen e Kievit.

“Nëse trupat ruse kanë qenë në gjendje të rifurnizohen, riorganizohen dhe planifikojnë operacione të njëkohshme të qëllimshme dhe të koordinuara përgjatë disa akseve të avancimit ë kryeqytet, ato mund të jenë më të suksesshme në këtë operacion sesa në aksionet e mëparshme”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV