Humbja e PD në zgjedhje/ Rudina Hajdari: Partia e themeluar nga im atë është shkatërruar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeja e PD Rudina Hajdari, ka reaguar sot për disfatën e kësaj force politike në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ajo shkruan se si ish-deputete e PD humbja kjo i dhemb, kurse si e bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë e tmerrshme që pata dje kur pashë se Partia e themeluar nga im atë dhe qindra studentë guximtarë, të cilët luftuan me rregjimin komunist për të instaluar demokracinë në Shqipëri, u katandis nga forca që solli lirinë dhe demokracinë në një parti të vogël e pa mbështetje elektorale”, shkruan Hajdari ndër të tjera.

Ajo kërkon që Basha dhe Berisha “të hapin krahun” dhe demorkatët të marrin në dorë partinë.

Shënimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë e tmerrshme që pata dje kur pashë se Partia e themeluar nga im atë dhe qindra studentë guximtarë, të cilët luftuan me rregjimin komunist për të instaluar demokracinë në Shqipëri, u katandis nga forca që solli lirinë dhe demokracinë në një parti të vogël e pa mbështetje elektorale.

Si ish deputete e PD kjo më dhemb, e si bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron.

PD nuk është prona as e Lulzim Bashës e as e Sali Berishës, të cilën ata mund ta shpenzojnë, shpërdorojnë, shkatërrojnë sipas interesit të tyre personal.

PD është themeli i demokracisë shqiptare.

Themel i larë me gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të e me djersën e ballit të qindra mijëra qytetarëve të cilët besuan dhe luftuan për një Shqipëri ku jetohet me dinjitet e në liri.

Ndaj dua sot ti bëj thirrje si Bashës dhe Berishës që ti japin fund absurdit dhe shkatërrimit të PD, të bëjnë të dy pas dhe ti hapin rrugës një gare e cila do të mundësojë ardhjen në PD të një lidershipi të ri, me vizion, me pasion, me energji dhe pa ngarkesa nga e kaluara.

Lexo edhe :  Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

I bëj thirrje gjithë demokratëve që të mos heshtin më, të mos përulen më para atyre që po shkatërrojnë Partinë Demokratike por të bashkohen për të kërkuar një drejtim të ri.

PD ka qenë partia që i ka bërë shqiptarët të ëndërrojnë për Europën, për një të ardhme të ndritur e plot begati.

PD ka mundësi sërish ta kryejë këtë mision, por kjo nuk arrihet as me Bashën e as me Berishën.

Nëse ata vazhdojnë betejën e tyre për plaçkë e interesa të vogla, nga PD do mbetet veç disa faqe në historinë e Shqipërisë. Ata nuk frymëzojnë më askënd, rezultatet e djeshme e tregojnë qartë këtë.

Çdo demokrat, çdo militant, çdo zyrtar, çdo deputet i PD që nuk ka hyrë aty për plaçkë por për ideal e pasion duhet sot të ngrejë krye e të shpëtojë PD nga shkatërrimi e zhdukja.

SOT! Nesër do të jetë vonë!

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV