Rama: Çmimi i naftës ka kërcyer sërish sot, do vazhdojë të rritet! Nuk ka ndodhur as në krizat më të mëdha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për media se çmimi i naftës ka kërcyer sërish sot, ndërsa shtoi se do të vazhdojë rritja, teksa foli për krizën energjetike.

“Kërcënimi i përditshëm ekonomik, si rezultat i daljes nga binarët e normalitetit të kostove e vlerave të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është palca e shtyllës kurrizore të sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur dhe jo më cdo muaj, por çdo ditë.

Ju e kujtoni se para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por natyrisht pa më shkuar ndërmend për asnjë sekondë se lëvizja e lexueshme gjeopoolitike e Rusisë në ato momente për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një lëvizjeje të armatosur.

Sot, çmimi i brendit të naftës ka kërcënuar dhe vazhdon të rritet. Nuk ka qenë e largët koha kur fuqia ishte 40, dhe sot jemi në 127, në këtë moment, para se të hynim këtu. Jo më larg se dje një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse ka kërcënuar me një çmim në 300, që është një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë së naftës, e pandodhur as në krizat më të mëdha”, u shpreh Rama.

Të fundit

PS me 19 deputetë në Tiranë! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për 1 mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1106 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia...

“Zoti ministër, pse fshihesh…” Tensione te KZAZ 32, Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën

Debate me tone të forta te KZAZ 32 mes kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Gazetari Igli Çelmeta raporton...

Qarku i Dibrës/ PS përmbys rezultatin e 2021, merr 3 mandate. PD zbret në 2

Në qarkun e Dibrës, ka mbetur edhe vetëm një kuti për tu numëruar, nga 222 kuti votimi. Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në...

Damian Gjiknuri futet në Kuvend, mbetet jashtë nga socialistët Ina Majko!

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit i japin Partisë Socialiste një epërsi të dukshme në qarkun e Vlorës, me 8 mandate të fituara, ndërsa...

Edi Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren, njerëzit nuk janë budallenj!

Kryeministri dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen italiane “Corriere della Sera” . E teksa...

Lajme të tjera

Web TV