Vrau nuse e vjehrrë në Devoll, gjykata jep vendimin për Ali Zilin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Korçë këtë të martë ka dhënë vendimin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Devoll tre ditë më parë.

Gjykata ka lënë në burg Ali Zilin, i cili akuzohet se vrau gjatë grabitjes Fatmira Bamin dhe Bukurie Bamin, përkatësisht nuse dhe vjehërr, në fshatin Progër të Devollit.

Zili është shfaqur i prangosur para trupës gjykuese, ndërsa në dëshminë e tij pak ditë më parë pranoi se krimin e ka kryer se ‘nuk i kishin paguar lekët e druve’.

Ngjarja e rëndë kujtojmë se ka ndodhur mbrëmjen e 4 marsit ku autori 36 vjeçar ka qëlluar me sende të forta për vdekje 60-vjeçaren Fatmira dhe vjehrra e saj, 80-vjeçe Bukurie Bami.

Zili, ishte futur në banesën e tyre për të grabitur, por pasi hasi rezistencë, vendosi që t’u merrte jetën. 36-vjeçari shkoi në banesë për t’i grabitur, por në momentin që dy gratë e kanë kundërshtuar, ka vendosur që t’u marrë jetën.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV