Pasojat e luftës/ Civici: Nuk mungon nafta, janë çrregulluar tregjet. Ja masat që mund të merren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza ekonomike që ka pushtuar vendin tonë dhe mbarë botën për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë kanë shkaktuar një reagim të madh nga qytetarët, por jo vetëm.

Eksperti dhe profesori i ekonomisë Adrian Civici ka folur mbi këtë çështje duke analizuar situatën e tregut dhe se çfarë parashikohet të ndodhë në të ardhmen lidhur me situatën ekonomike në vendin tonë, por edhe në tregjet e huaja.

 “Duhet të kemi parasysh një gjë që edhe sot përmendet shpesh nga ekspertët. Lufta në Ukrainë, sanksionet dhe gjithë çrregullimet në nivel ndërkombëtar, e shtynë idenë se ky shok ekonomik do vazhdojë deri në fund të vitit 2022. Por ajo që është  “pozitive” ndryshe nga krizat e tjera të naftës apo edhe të produkteve ushqimore, në këtë rast janë çrregulluar tregjet, nuk është se mungon nafta në treg.  

Sanksionet ndaj Rusisë dhe gjithë çrregullimet kanë bërë që të paktën për një periudhë disa javore, derisa të riorganizohen tregjet mund të jetë kjo goditje kaq e madhe dhe kaq shqetësuese. Sot ndërhyrja e qeverisë duhet për të gjetur tregjet e reja.

Ka një sërë masash që unë besoj se do merren në ditët në vazhdim.  Mund të fillosh që nga masat që kanë të bëjnë me lehtësirat fiskale, por ka edhe masa të tjera që po marrin vende të ndryshme. Për shembull, disa vende të Evropës po mendojnë një lloj kuote ose racioni të naftës për të konsumuar një familje, ose një biznes. Shumë vende po i kthehen atyre që quhen rezerva strategjike të karburanteve ”, u shpreh Civici.

Të fundit

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lezhë, sherr për vendin e parkimit, një person transportohet te ‘Trauma

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lajme të tjera

Web TV