“Të dhëna të pasakta”, ekspertët: Putin i revoltuar nga dështimet e inteligjencës ruse në luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KGB ishte ndër agjencitë më të frikshme të inteligjencës në botë, një armë e shtetit që përdorej për të promovuar interesat e Bashkimit Sovjetik brenda dhe jashtë vendit.

Që atëherë, duket se inteligjenca ruse ka pësuar një rënie të shpejtë.

FSB, një nga agjencitë pasardhëse të KGB-së, po fajësohet lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pasi sipas ekspertëve të sigurisë thuhet se  Vladimir Putin  është i zemëruar me inteligjencën , për shkak të pasaktësive që kanë pasur.

 

 

“Nuk është një organizatë kompetente,” tha Andrei Soldatov, i cili ka monitoruar shërbimet sekrete ruse për më shumë se 20 vjet.

“Raportet përfundimtare treguar se të dhënat e pasakta prodhuan situatën në terren, një nga arsyet arsyes pse gjërat kanë shkuar kaq keq për Rusinë.”

Përgjegjësitë kryesore të FSB-së, drejtor i së cilës Putin ishte në vitet 1998-99, janë të brendshme dhe përfshijnë gjithçka, nga kundërterrorizmi deri te siguria kufitare.

Gjatë viteve të fundit, pozicioni i tij është zgjeruar dhe gjithashtu edhe përgjegjësia për monitorimin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.

“Që nga viti 2014, agjencia kishte shpenzuar shumë kohë dhe burime në përpjekjet për të nxitur trazira në Ukrainën perëndimore midis grupeve të ekstremit të djathtë”, tha Soldatov.

Fundjavën e kaluar doli një raport që supozohet se është shkruar nga një oficer brenda FSB-së.

Gjatë periudhave të krizës, agjentëve u kërkohet shpesh të flenë në Lubyanka, selia imponuese e FSB-së në Moskë, e cila shërbeu gjithashtu si zyra qendrore e KGB-së.

“Ata janë njerëz mendjengushtë. Ata nuk janë si oficerët e MI6 që kanë qenë në Kembrixh. Ata kanë lënë shkollën dhe janë shkolluar në akademinë e FSB-së. Ata shpesh bëhen pjesë e saj sepse babai dhe gjyshi i tyre kanë qenë gjithashtu oficer inteligjence që janë paguar mirë.”

Lexo edhe :  Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

FSB, e specializuar në ndikimin e paqëndrueshmërisë politike, aktualisht ka qindra agjentë të saj që veprojnë në të gjithë Ukrainën, duke përdorur grupe taktike për të frikësuar civilët në zonat e pushtuara, tha ndër të tjera ushtria ukrainase.

Të fundit

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Lajme të tjera

Web TV