Tensionohet situata dhe nisin arrestimet nga policia. Protestuesit përplasen me policinë. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë. Kjo e fundit gjithashtu ka zbritur më e fortë në terren. Kanë mbërritur dhe forca të FNSH-së me kundragaz.
Protesta kundër rritjes së çmimeve ka paralizuar kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarët që iu kanë bërë thirrje dhe të tjerëve t’iu bashkohen.
Protesta është përhapur në të gjithë kryeqytetin. Protestuesit iu kanë bërë thirrje shoferëve të fikin makinat dhe t’iu bashkohen në protestë për rritjen e çmimeve.