Stresorët toksikë psikosocialë që po përjetojmë dhe aksesi i ndihmës psikologjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Stresorët toksikë psikosocialë, që nga pandemia dhe lufta aktuale në Ukrainë : izolimi social, pasiguria, humbjet financiare dhe frika për pasigurinë e të nesërmes –  kanë shtuar jo vetëm shqetësimet psikologjike të individëve por edhe probleme të shëndetit fizik.

Të gjithë po jetojmë mes një traume masive që përfshin aktualisht pasigurinë e zgjatur për të ardhmen ndërkohë që frika nga infektimi vazhdon ende sëbashku me pikëllimin për vdekjen e të dashurve.

Gjithë këtij kaosi i shtohet si stresor dhe shqetësimi financiar nga rritja e çmimeve, punëve të humbura dhe pasiguria ekzistenciale e të nesërmes për shkak të luftës që po zhvillohet prej dy javësh.

Psikologët në Amerikë po kanë lista të tejmbushura për takimet psikoterapeutike, aq sa po ngrihen shqetësime nga qytetarët amerikanë për pamundësinë për të gjetur një orar tek një psikolog.

Ndërkohë që në vënde të zhvilluara perëndimore, si Amerika, ankohen se nuk gjejnë dot psikologë që t’ju afrojë shërbime, në vendin tonë pamundësia ekonomike i bën ënderr të largët psikologët për tu aksesuar.

Në vendin tonë, janë të paktë ata që munden të paguajnë një psikolog për shërbime psikoterapeutike. Bashkëngjitur këtij problemi është dhe stigma që përjetojnë shumë qytetarë lidhur me rolin e psikiatrit dhe psikologut duke ulur akoma më shumë numrin e atyre që i marrin këto shërbime.

Pjesa më e madhe u drejtohet urgjencave në ratse krizash, ku pas një serumi u drejtohen farmacive për vetmjekim dhe neurologëve në rastet e rënda, duke e perceptuar mjeksinë më pak stigmatizuese.

Aktualisht kemi një brez të ri që sheh më pak stigmë në pranimin e sëmundjeve mendore, e ky fakt është pozitiv kur mendohet rëndësia e shëndetit mendor për shoqërinë.

Lexo edhe :  1 Maji i heshtur i shqiptarëve të zhurmshëm

Në pamundësi për të paguar një psikolog, disa i jane drejtuar kujdesit për veten: joga, ditar, libra mbi pikëllimin dhe materialeve udhëzuese për meditimin në aplikacione në internet.

Por, problematikat janë shtuar e nevoitet ndihmë profesinale nga ekspertët e shëndetit mendor. Në këto kushte nevoitet mobilizim më i madh i institucioneve shtetërore të shëndetit mendor dhe atyre OJF, Organizatave, Qëndrave, Fondacioneve dhe Shoqatave që operojnë në vendin tonë e ofrojnë shërbime psikologjike falas për qytetarët dhe specifikisht për grupet në nevojë (në rastin e OJF-ve) siç janë kategoritë e të fëmijëve me aftësi të kufizuara, grave të dhunuara, të rinjve të komunitetit LGTB dhe për moshat e treta.

Shumë individë nuk janë në dijeni se në vendin tonë ofrohen falas shërbime psikologjike në institucionet shëndetësore shtetërore dhe nga organizatat jofitimprurëse. Në momentet e vështira që po përjetojmë  nevoitet ndërgjegjësim më i madh publik nga këto institucione për këto shërbime, në mënyrë që grupet në nevojë të marrin ndihmën e duhur.

Stresorët psikosocialë që po përjetojmë kanë ekspozuar sëmundje mendore  që shumica i injoronte. Njerëz që nuk kanë kërkuar kurrë terapi, tani janë më të gatshëm ta konsiderojnë atë, panvarësisht pamundësive financiare që pengon shumicën prej tyre apo stigmave. Njerëzit po kërkojnë ndihmë e meritojnë të ndihmohen në vuajtjet e tyre.

 

Të fundit

Këmbimi valutor 6 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro?

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86 lekë dhe do të shitet...

E drejta e medias në shkallë globale nën kërcënim serioz

Veprimi i etiketimit të gazetarëve si "agjentë të huaj" është qëllimisht tronditës. Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, jini të vetëdijshëm për rrezikun...

Krim i rëndë në Kosovë, babai vret 15-vjeçaren, plagos bashkëshorten dhe vajzën tjetër

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe. Ngjarja...

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz ikën nga posti i kancelarit! Kush do të jetë pasuesi?

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua për shërbimin e tij si...

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e...

Lajme të tjera

Web TV