“Është një qeveri barbare, kam frikë”, paralajmëron Boris Johnson: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjimi “barbar” i Rusisë mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, ka thënë Boris Johnson. Kryeministri u bëri jehonë paralajmërimeve nga Uashingtoni mes frikës se një sulm i tillë mund ta tërheqë NATO-n më tej në konflikt.

“Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët. Dhe kështu, kur ata vetë vendosin armë kimike, siç kam frikë se mund të kenë, ata janë si një lloj maskirovka, një histori e rreme gati për t’u nisur. E keni parë në Siri. E keni parë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Salisbur. Thjesht vërej se kjo është ajo që ata tashmë po bëjnë. Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”.

James Heappey, ministër i mbrojtjes, tha se përdorimi i armëve të tilla do të nxiste një “përgjigje ndërkombëtare”. Liz Truss, sekretarja e jashtme, tha se një sulm kimik do të ishte një tjetër “gabim i rëndë” nga presidenti Putin. “Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë edhe më parë në fushat e konfliktit, por ky do të ishte një gabim i rëndë nga ana e Rusisë, duke shtuar gabimet e rënda që po bëhen tashmë nga Putini”, tha ajo për CNN.

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar akuzat ruse dhe kineze se po operonin laboratorë të bio-luftës në Ukrainë. Pretendimet erdhën pas komenteve të kësaj jave nga Victoria Nuland, nënsekretarja amerikane e shtetit, e cila tha se kishte “objekte kërkimore biologjike” në Ukrainë që duheshin mbrojtur nga rënia në duart e Rusisë. SHBA ka hedhur poshtë pretendimet se këta ishin laboratorë të armëve biologjike si “të qeshura”.

Të fundit

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e...

Lajme të tjera

Web TV