Rama batutë në forumin diplomatik të Antalias: Gati të martohemi me BE, por këtë herë pa ahengje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë punën për të realizuar ëndrrën europiane, megjithëse BE nuk po mban premtimin.

Rama nuk kurseu edhe batutat ku tha se Shqipëria nuk do të përgatisë më “ahengje” për BE edhe pse është gati “të martohet pa hezitim me të”.

“Duhet të vazhdojmë reformat dhe të vazhdojmë që të bëjmë vendin tonë evropian, me të njëjtat vlera dhe standarde si BE. Jo sepse po na e kërkojnë, por sepse kjo është ajo që meritojnë fëmijët tanë. Ky proces nuk është në dorën tonë.

Kemi pritur për dasmën me BE disa herë, tani s’do presim më, por po po punojmë edhe kur ata të jenë gati te martohemi pa hezitim, s’ka më përgatitje për ahengje.

Harta e Evropës nuk ishte imagjinuar më parë më këtë agresion ushtarak, në një formë do i japi sense nevojës për të forcuar paqen çdo ditë, dhe gjeopolitika do të kuptoj se Ballkani perëndimor është më i rëndësishëm të jetë pjesë e tyre se sa jashtë, pasi është një zonë ku aktorët e tretë kërkojnë hapësirë, Shqipëria është vendi më pro europian në ditët e sotme, madje më shumë se sa ndonjë vend tjetër. Ne do te fokusohemi më shumë të rajoni dhe do të mbajmë atë se çfarë kemi arritur deri tani dhe të bëjmë progres më shumë drejt paqes, dhe punës mes 6 vendeve të përbashkëta”, tha kryeministri.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV