Rama ua bën të qartë furnizuesve të naftës: Duhet të mbani barrën, s’mund të fitoni në këtë kohë lufte!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama iu bëri të qartë sot furnizuesve të karburantit që në këtë kohë lufte nuk duhet të fitohet në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim me ta, kreu i qeverisë tha se për 24 orë del Akti Normativ që përcakton qartë mbikëqyrjen e këtij tregu, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.

“Ne do i kthejmë sërish te ata që janë më në nevojë sot, që janë fermerët, ata që përdorin transportin publik. Nuk mund të themi se këtu jemi të gjithë njësoj, se s’jemi të gjithë njësoj. Për mos t’u zgjatur, se planin e masave, se planin çdo e kemi në fund të javës. Përpara të hënës s’do e bëjmë publik. Sot këtu jemi për të parë se ça do të bëjmë me naftën. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë.

Duhet të ndihmoni që të bëni atë që ishit para se të ishit ata që jeni. Kjo është koha që të mos fitoni, por të mbani barrën me të madhe. Edhe qeveria po ashtu. Të gjithë kanë të drejtë të mbajnë barrën, pasi nuk na detyron me dhunë që të ndahemi nga familjet tona dhe të marrin pushkën këtu dhe gratë dhe fëmijët të shkojnë gjetkë për të shpëtuar kokën. Ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse.

Ju do të mbani pjesën tuaj. S’mund të ndodhi që ju të fitoni. Asgjë më shumë se çfarë ju duhet që të mbështesni dhe të ndihmoni popullin shqiptar. Ne do të kalojmë brenda 24 orëve një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e ligjit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.”, tha ai.

Të fundit

Lazarati nuk harron/ Fshati “rebel” ndëshkon sërish PS-në, 88% e zgjedhësve votuan për PD

Ndërkohë që shumë pak kuti na ndajnë një rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, me rreth vetëm 5 përqind të kutive...

Përplasje mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, ndërhyn policia!

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të...

Gropa gjigande elektorale e PD-An+LSI nuk u mbush dot nga partitë e vogla…

Eduard Zaloshnja Në zgjedhjet e vitit 2021, PD-An mori 622187 vota të vlefshme dhe LSI mori 107538. Gjithsej të dyja morën rreth 730 mijë vota të...

Rama shkon në selinë e PS/ Pritet të mbajë fjalimin e fitores

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite. Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar...

Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët! Hapen kutitë e para në qarkun Korçë

Ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në mbarë vendin. Kështu, janë hapur kutitë e para për qarkun Korçë. Në Korçë janë hapur...

Lajme të tjera

Web TV