Çmimet ngrejnë protestat/ Rama: Nuk janë populli, i nxit opozita

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në të gjithë Shqipërinë janë organizuar protestat për ngritjen e çmimit të hidrokarbureve. Protestat më të mëdha u mbajtën në qytetet kryesore të vendit si Tirana, Durrësi, Korça, Berati dhe Lezha. Ndonëse nuk u shënuan incidente të rënda, policia shoqëroi disa persona që bllokuan rrugët. Sot pritet të vijojë protesta para kryeministrisë.

Shqipëria është ngritur sërish dje në këmbë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve bazë. Protestuesit janë mbledhur si fillim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku me pankarta dhe shprehje epike në dorë kanë kritikuar qeverinë për rritjen e çmimeve, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat që marrin. Ashtu të grumbulluar ata kanë lëvizur drejt rrugës së Durrësit ku kanë bllokuar qarkullimin e atomejeteve duke ju kërkuar poseduesve të mjeteve të fikin makinat dhe tju bashkohen protestës. Protestuesit i kanë bërë thirrje Ramës që të marrë masa urgjente për uljen e çmimit të hidrokarbureve. Ndërkohë policia nga ana e saj ka paralajmëruar protestuesit, duke i thënë se bllokimi i rrugëve është vepër penale. “Bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, policia do të zbatojë ligjin”, thërrisnin blutë me megafon. Një i moshuar i cili ishte pjesë e protestës kundër rritjes së çmimeve i beri thirrje kryeministrit te reflektoje dhe reagoje sepse është gabim. Po ashtu i moshuari i kërkoi policisë që të mos prekë popullin, pasi qytetarët kanë dalë për të protestuar në mënyrë paqësore për hallet e popullit. “Halli na ka nxjerrë këtu, qeveria na ka nxjerrë këtu, nuk na la rehat në shtëpi. Ky popull është shumë i varfër dhe e keni çuar aty ky nuk mban me. Hajde këtu se je biri jonë, hiqi policët, ne jemi popull nuk prekim askënd.

Dua të them reago se je gabim. Kriminelët që ke ty më kanë zvarrit disa herë”, u shpreh qytetari. Aktori Neritan Liçaj i pranishëm në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës ka deklaruar se kur qeveria çartet, atëherë është qytetari që tregon forcën në shesh. “Pjesëmarrja në shesh është ajo që të garanton të drejtat. Institucionin e drejtësisë nuk e kemi, po u bëj një apel atyre që mos mbani bishtin e politikës dhe e dyta është qytetari në shesh, kur qeveria çartet, atëherë është qytetari ai që tregon forcën në shesh, me të gjitha mjetet demokratike të ligjshme. Ka një problem more zotërinj me uniformën i jeni betuar Shqipërisë dhe jo kryeministrit. Nesër do të dalim edhe ju në pension, siç do të dalim të gjithë, ejani të protestojmë të gjithë në shesh”, u shpreh Liçaj. Studentët e UBT kanë bllokuar rrugën dhe marshuan drejt qendrës së Tiranës për të protestuar për rritjen e çmimit të naftës. Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, ‘fikni makinat’ ata janë drejt qendrës së kryeqytetit. Një prej studentëve protestues gjatë fjalës së tij para ministrisë së Arsimit tha se të rinjtë e kanë lakun në fyt. Ai tha se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme. “Ne u ndalëm këtu, se nuk na janë plotësuar kërkesat tona. Na kanë vënë lakun në fyt, duke na rritur çmimin e urbanit, të bukës, të energjisë. Është e papërballueshme. Kjo është ministria e ç’arsimit, e turpit!”, tha i riu. Fill pasi lëshuan disa mesazhe, studentët i janë drejtuar qendrës së Tiranës. Studentët e Korçës kanë bojkotuar dje mësimin për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës. Me pankarta në duar ‘Ju rrisni çmimet, ne rezistencën’ dhe me thirrjet “Bashkohuni me ne” ata kanë marshuar në rrugët e qytetit. Reagimi i qytetarëve në të gjithë Shqipërinë për rritjen e çmimit të naftës, duket se ka shtyrë dhe Sindikatën e Taksistëve për të dalë në protestë. Ata kanë tre kërkesa për qeverinë pasi thonë se rritja e çmimit të naftës i ka detyruar të rrisin koston për qytetarët.

Reagimi i policisë

Policia e shtetit ka reaguar për ndalimet e protestuesve. Policia në njoftimin e saj shkruan se është në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Policia ka shoqëruar të rinjtë të cilët kanë bërë bllokimin e rrugëve duke sjellë rradhë të gjata makinash dhe paralizim të lëvizjes. “Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale. Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit. Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, lexohet në njoftimin e policisë.

Përshkallëzohet protesta në Durrës, turma e qytetarëve bllokon Portin

Është përshkallëzuar protesta në qytetin e Durrësit, ku një numër i madh qytetarësh kanë bllokuar portin e qytetit duke mos lejuar hyrjen dhe daljen e automjeteve. Qytetarët fillimisht u drejtuan drejt autostradës Tiranë-Durrës, çka solli dhe mobilizimin e forcave të policisë për të mos lejuar bllokimin e rrugës. Por në momentin që arritën te Ura e Dajlanit, qytetarët i ngritën një rreng uniformave blu duke ndryshuar drejtim dhe duke shkuar drejt portit. Hyrje-daljet në Portin e Durrësit u bllokuan për disa minuta, ku një numër kamionësh u bllokuan të niseshin për eksport drejt Italisë , duke mos mundur të futen në port.

Rama hedh një hap për çmimin, ngre bordin dhe ulen karburantet

 

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga dy ministret e tij Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një takim me tregtarët e karburanteve duke ngritur bordin e kontrollit. Çmimet e karburanteve ranë nga 260 lekë që ishin tre ditë më parë në 224 lekë. Rama tha se në rast abuzimi, tregtarët do të penalizohen.

Lexo edhe :  Çështja e pronësisë/ Berisha premton zgjidhje: Legalizimet do të jenë falas pa asnjë lek

 

Në fillim të javës, qeveria Rama ngriti duart përballë rritjes së çmimit të naftës, duke dhënë këshilla për qytetarët se si të mos e përdorin makinën, pasi nuk mund të ndërhynin në treg dhe nuk mund të reduktonin taksat. Pas tri ditëve protestë, situata është tjetër. Kryeministri iu kërkoi furnitorëve të karburanteve në vend, që të mësohen të fitojnë më pak në këtë periudhë. Qeveria ngriti një bord mbikëqyrës kontrolli me anëtarë nga qeveria dhe tregtarët. “Për këtë periudhë kohe, duhet të mësoheni të rezistoni dhe jo të fitoni”, tha kryeministri Edi Rama. Ishte kjo porosia që kryeministri Rama u dha furnitorëve të naftës në vend, në një takim të detyruar pas dyshimeve për rritje spekulative të çmimeve. E për t’u siguruar që fjala e tij do të zbatohej, ai njoftoi ngritjen e një bordi mbikëqyrës kontrolli. “Askush nga ju nuk rrezikon të mbetet pa bukë. Do dëshiroja shumë që këtë gjë ta bëjmë me një sens patriotik. Askush nga ju nuk rrezikon të humbasë atë që ka fituar. Por ka sot detyrimin për këtë periudhë që është. Nëse zgjat më shumë se tre muaj është situatë tjetër jo për ju por për të gjithë. Për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjen që do rezistoni dhe nuk do fitoni. Kjo është një mundësi e artë që të shpërlaheni nga mëkate dhe të ktheheni të fitoni sërish”, u shpreh Rama. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi tregtuesit me shumicë e pakicë të përdorin rezervat e hidrokarbureve, ashtu siç ligji e parashikon. Akti Normativ që do të hyjë në fuqi brenda ditës së nesërme do të jetë me afat 2-mujor, me mundësi rinovimi, sipas dinamikës së situatës. Ndërkohë, Bordi Kombëtar i Furnizimit me Naftë, do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga qeveria e 5 nga furnizuesit.

Situata

Dje një litër naftë tregtohet për 223 lekë në vend, nga 260 lekë tre ditë më parë. Nga ana tjetër, në bursat ndërkombëtare çmimet e naftës kanë zbritur këtë të premte në 109 dollarë për fuçi, 4 dollarë më pak nga e enjtja (113$). Kjo luhatje erdhi edhe për shkak të futjes në “mes” të SHBA-së të cilat ndaluan importet e naftës nga Rusia, por OPEC qetësoi tregjet duke deklaruar se do të rrisë prodhimin. Në tregun vendas, nafta u shtrenjtua në 192 lekë kur arriti mbi 90 dollarë në bursa dhe arriti në 250-260 lekë në ditën që ajo shkoi në 130 dollarë. Ndonëse rritja e kaburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet shumë shpejt, përvoja ka treguar se ulja e tyre në tregun vendas është më e ngadaltë, kur e njëjta gjë ndodh në bursa. Një ditë ma për kryeministri Rama deklaroi se: “Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese”. Ndërkohë që ditën e djeshme, çmimi i naftës ka pësuar rënie dhe gjatë takimit të parë me furnizuesit të naftës, Edi Rama kërkoi prej se askush prej tyre nuk do mbetet pa bukë.

 

Rama fajëson opozitën për protestat: Nuk është protestë qytetare

 

Ndërkohë që protestat kundër rritjes së çmimeve kanë hyrë në ditën e tretë, kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke thënë se këto nuk janë protesta qytetare, por të nxitura nga opozita. Me anë të një reagimi në tëitter, kreu i qeverisë akuzon opozitën për organizimin e protestave, si një përpjekje e ulët  për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. “Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim të rrëmujës”, thotë Rama. “Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Rritja e çmimeve/ Rama nga Turqia: Lufta po na ndikon

 

Kryeministrisë Edi Rama ka udhëtuar dje drejt Turqisë ku ka marrë pjesë në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet”, pjesë e Forumit të Diplomacisë. Gjatë një interviste me gazetaren Maria Ramos Rama ka justifikuar edhe rritjen e çmimit të hidrokarbureve në Shqipëri. Sipas tij kjo është një sprovë për të qëndruar pavarësisht çmimit. “Qysh me nisjen e luftës me rritjen e çmimeve e kupton që bota është bërë shumë e vogël. Kishim pandeminë, luftën dhe paralelisht energjinë. Kriza e energjisë nisi më parë kështu që simptomat u shfaqën muaj para luftës dhe përfshirja e Rusisë e çoi në tjetër nivel krizën energjetike në formën e mungesës së ofertës. ajo që po vjen është e vështirë. Nuk ka shumë për të thënë. Ne mund të kemi dallime mendimesh, por jo faktesh. Është e vështirë të gjemë një pikë të përbashkët. Fakt është që lufta po na ndikon dhe nëse duam që vlerat tona, parimet, standardet tona apo mënyra jonë e jetesës të triumfojë na duhet të jemi gati të paguajmë pjesën tonë të çmimit. Nuk mund të ndodhë që nga njëra anë gjithçka prej tyre të triumfojë pas pandemisë po shihnim rimëkëmbje dhe kthehemi pas që në disa aspekte është një situatë më e zymtë se pandemia. Kjo është sprovë për karakterin tonë bindjen dhe kapacitetin për të qëndruar pavarësisht çmimit. Kjo nuk ka të bëjë me vendet e përfshira. Të gjithë me apo pa sanksione kanë sot një problem dhe ne po shohim të njëjtën gjë që pamë me pandeminë. Që vendet u tërhoqën dhe u mbyllën në vetvete”, u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës. Prej tre ditësh qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit janë duke zhvilluar protesta për rritjen e çmimit të karburanteve si dhe çmimet e shportës.

 

Të fundit

“S’ka më jetë për banorët”/ Braçe denoncon zaptimin e Tiranës së Re

Kandidati socialist për Tiranën, Erjon Braçe denoncoi mungesën e parkingjeve dhe zaptimin e hapësirave publike në njësinë 5 në...

Agron Shehaj në Berat: Flasin për BE-në, por fondet për fermerët i vodhën

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha...

Kryeqyteti lituanez zbulon planin e evakuimit në rast pushtimi

Zyrtarët në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, kanë zbuluar një plan evakuimi që do të përdoret në rast të një pushtimi të qytetit. Ai përcakton se...

Komisioni i Disiplinës nuk fal, e pëson trajneri Daja, gjobiten klubet e elitës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar....

Gjuha agresive politike/ Avokati i Popullit u përcjell partive politike Kodin e Sjelljes

Institucioni i Avokatit të Popullit u ka përcjellë partive kryesore politike shqiptare Kodin e Sjelljes gjatë fushatave zgjedhore. Përmes një njoftimi, Institucioni i Avokatit të...

Lajme të tjera

Web TV