Rritja e çmimeve, qytetarët në protestë! Marshojnë nga Sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të katërtën ditë me radhë, qytetarët janë ngritur në protestë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Në kryeqytet protestuesit u grumbulluan rreth orës 11:00 në Sheshin Skënderbej, teksa po marshojnë drejt kryeministrisë. Ndërkohë në kryeministri janë marrë masa, duke blinduar dyert, teksa në gatishmëri janë edhe autobotet me gazë lotsjellës. Protestuesit kanë deklaruar se protesta do të kulmojë sot.

Ndërkohë protesta ka patur edhe në rrethe, ku në Lezhë protestuesit bllokuan për disa minuta autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Po ashtu qytetarët u ngritën sot edhe në Pogradec e Berat.

Ndërkohë që çmimi i naftës në vend është shumë i lartë, kuksianët duket se e kanë gjetur zgjidhjen duke u furnizuar në Kosovë. Ata thonë se kalojnë kufirin dhe mbushin makinat me naftë pasi çmimet në Kosovë, janë më të lira.

Të fundit

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Dhia në Vlorë u ndëpreu rrugën, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli...

Lajme të tjera

Web TV