Barinjtë i vënë flakën malit të Tomorrit për të hapur kullota, digjen dhjetëra hektar pyll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr ka nisur mesditën e sotme në malin e Tomorrit në ish-komunën e Roshnikut. Flakët kanë djegur dhjetëra hektar pyll me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin MZSh-së të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri.

Burimet bëjnë me dije se vendi ku ka shpërthyer zjarri është 2 orë larg dhe terreni është mjaft i vështirë.

Zjarrfikësit janë detyruar të ecin në këmbë për të luftuar me flakët me mjete rrethanore dhe pompa shpine.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke shkrumbuar dhjetëra ha dru pisha të egra si dhe sipërfaqe me shkurre apo kullota. Edhe në këto momente po vijohet puna për vënien nën kontroll të zjarrit por era e fort dhe terreni i vështir po favorizojnë flakët e zjarrit të cilat përpijnë çfarë gjejnë përpara.

Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht nga barinjtë e zonës për hapjen e kullotave.

Të fundit

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët,...

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim të ri, qeveria ua heq...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Lajme të tjera

Web TV