“Njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, Stresi bën thirrje për bojkot ndaj koncertit të Malumës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi ka dalë kundër koncertit që do të mbajë Maluma në Tiranë. Artisti latin me famë botërore do të këndojë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Krahas tij do të interpretojnë dhe artistët shqiptarë, Elgit Doda dhe Ronela Hajati, e cila do të hapë shfaqjen.

Por reperi ka dalë kundër këtij organizimi, i cili ka kërkuar që të bojkotohet koncerti. Në një postim që ka bërë në rrjete sociale, Stresi thotë se njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë. Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai. Maluma do të performonte në vitin 2020, por koncerti u shty për shkak të Covid-19.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV