Gjeti nënën dhe vëllezërit të vrarë/ 12 vjeçari: Pashë gjak, mora vëllanë në krahë dhe vrapova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e familjes shqiptare në mënyrë makabre në Andraviada të Greqisë nga pronari i shtëpisë tronditi mbarë Shqipërinë dhe Greqinë.

Fëmija 12-vjeçar që gjeti njerkun, nënën dhe 2 vëllezërit të vdekur në shtëpi foli për ngjarjen tragjike. Në një intervistë për emisionin “Buzëqesgja e Fëmijës” në televizionin Mega, 12-vjeçari rrëfeu me detaje se çfarë pa atë mbrëmje në shtëpi.

“Më kujtohet vetëm që kam trokitur në derë dhe kur trokita nuk e hapi askush . Unë bërtita “mami për atë Zot hape derën”. Askush nuk u përgjigj. Prandaj dhe kalova nga gardhi i shtëpisë , kaloja çdo ditë aty kur mami nuk ishte në shtëpi. Sapo hyra në shtëpi, para se të tërheq perden dëgjova hapat e dikujt që po largohej me vrap, ai u çua nga krevati hapi derën dhe iku.
Pashë gjak në tokë, e kapa me gishta dhe mendova se kishte vjellë mami, sepse atë ditë ajo kishte temperaturë”, ka treguar 12-vjeçari.

“Thashë mami çfarë ka ndodhur”, dhe askush nuk u përgjigj. Nuk shoh njeri në banjë. Marr dritën e elektrikut në dorë, e hap, filloj të bërtas dhe shkoj te miqtë e mi . Nuk mund ta hapja derën. Shoh një nga vëllezërit e mi të vegjël, e marr, e nxjerr jashtë dhe bashkë me të shkova në një dyqan 100 metra larg . Nuk mbaj mend asgjë tjetër kjo. Kjo ngjarje nuk do të harrohet”,tha 12-vjeçari.

“Ajo që mbaj mend nga nëna ime është se sa herë që vija në Athinë më telefononte , nuk do ta harroj kurrë.”
Për gjendjen e djalit të tij në të njëjtin emision ka folur edhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Nuk fola me askënd nga Andravida, mora fëmijën dhe u largova ”, ka treguar ish-bashkëshorti i viktimës, duke shtuar se është trembur nga ajo që i ka thënë fëmija .
“Policia e Pirgos më thirri (për të shkuar në Andravidë). Fëmija tani do të shkojë në shkollë (në Athinë) ku shkonte dikur, para se të ndaheshim me ish-bashkëshorten.

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV