“Ftoj Putinin në një duel”, Kremlini i kthen përgjigje Elon Musk: Ti djall i vogël, je ende i ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më herët miliarderi Elon Musk, përmes një postimi në “twitter” i kërkoi, presidentit rus, Vladimir Putin, që ti bashkohet atij në një duel me artet marciale ku “bast” do të ishte përfundimi i luftës në Ukrainë.

Pak pas kësaj kërkese ka ardhur edhe përgjigjja e Vladimir Putinit. Ka qenë zyrtari rus Dmitry Rogozin, ai i cili “refuzoi” këtë kërkesë të Musk përmes një vargu nga “Përralla e priftit dhe e punëtorit të tij Balda” të Alexander Pushkin.

“Ti, djall i vogël, je ende i ri,” tha Rogozin, duke cituar historinë popullore të Pushkinit dhe duke shtuar: “Ti je i dobët të konkurrosh me mua, do të ishte vetëm humbje kohe. Parakaloni më parë vëllanë tim.”

Musk, nga ana e tij, përsëriti se ai është “absolutisht serioz” në lidhje me ofertën dhe kur u pyet nëse do të habitej nëse Putini do ta pranonte sfidën, Musk këmbënguli se “do të ishte një nder”.

“Nëse Putini do të mund ta poshtëronte kaq lehtë Perëndimin, atëherë ai do ta pranonte sfidën, por ai nuk do”, shkroi Musk.

Të fundit

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit...

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e...

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Lajme të tjera

Web TV