Tre vajza arritën të vidhnin në një argjendari një byzylyk shumë të shtrenjtë duke shpërqendruar shitësen.
Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht.
Qytetarët arritën që ti identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.
Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje ,ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.