Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe një numri zyrtarësh amerikanë. Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Këto masa të marra janë një përgjigje e Rusisë ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Gjithsej 13 amerikanë janë në listën e sanksioneve, duke përfshirë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë.
Përveç Joe Biden, lista përfshin Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, Shefin e Pentagonit Lloyd Austin, Shefat e Shtabit të Përbashkët Mark Millie, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, Drejtorin e CIA-s William Burns, zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, Biden, si dhe Hillary Klinton.
Një deklaratë nga Ministria e Jashtme ruse tha se sanksionet ruse ishin “një pasojë e pashmangshme e kursit jashtëzakonisht rusofobik” të administratës amerikane. Ministria e Jashtme ruse shtoi se do të zgjerojë listën në të ardhmen e afërt. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë disa paketa sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë presidentin Vladimir Putin në listën e sanksioneve. Paketa e ardhshme e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë mund të përfshijë një embargo të plotë mbi tregtinë dhe mbylljen e rrugëve.