Vrasja e Taulant Beqiraj në Vlorë, akuza kërkon 35 vite burg për 4 të pandehur dy ende vijojnë në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sot deklarimin fajtor dhe dënimin me 35 vite burgim për 4 të pandehurit e dosjes penale që bën fjalë për vrasjen me armë zjarri të, Taulant Beqirajt në rrugën “Transbalkanike” në Vlorë.

Pretenca është lexuar sot nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili i kërkoi gjykatës Enkel Peza, që të deklaronte fajtor dhe dënuar me 19 vite burgim të pandehurin Elton Hajnaj, për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Që prej datës 10 Mars 2021, Hajnaj vijon të jetë në kërkim nga policia e Vlorës, si autori kryesor i vrasjes së Taulant Beqiraj. Por pas më shumë se një viti ende policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë atë.

Gjithashtu përfaqësuesi i akuzës kërkoi dënim me 4 vite burgim për Hansi Jonuzin, i akuzuar për veprën penale të “Moskallëzimit të Krimit” dhe “Dhënie ndihmë për largim nga vendgjarja”.

Ndërsa me 6 vite burg, është kërkuar përkatësisht për Sali Zenelin dhe Skerdian Gabrani. Sali Zeneli vijon të jetë në kërkim nga policia dhe rezulton të jetë kushëri i viktimës Taulant Beqiraj.

Sipas prokurorisë Zeneli është personi që ka qëlluar në drejtim të makinës, me të cilën u larguan me shpejtësi, Elton Hajnaj, Skerdian Gabrani dhe Hansi Jonuzi. Prova kryesore e kësaj dosje është pikërisht një video e një biznesi, që ka filmuar gjithçka në rrugën “Transballkanike”, ku ndodhi ngjarja.

Sipas hetimeve të kryera deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, Jonuzi, ka qënë shoferi i automjetit “Ford-Fokus”, nga zbritën Skedjan Gabrani dhe Eltoj Hajnaj, ku njëri prej tyre qëlloi menjëherë me 5 plumba në drejtim të Tauland Manaj, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Lexo edhe :  Hetimi i politikanëve/ SPAK kërkoi 163 herë ndihmë juridike nga 32 vende të botës

Ndërsa vetë viktima, ishte i pajisur me një armë pistoletë pa lejë, por nuk mundi ta përdori, qoftë dhe për vetëmbrojtje.

Të fundit

PS çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit

Partia Socialiste ditën e sotme do të hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit. Socialistët do të mblidhen...

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë sipas fuqisë blerëse

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur...

Rrëzimi i helikopterit në Nju Jork, tragjedi që mund të ishte shmangur

Rrëzimi i një helikopteri turistik në lumin Hudson të Nju Jorkut të enjten pasdite, i cili vrau një pilot dhe një familje prej pesë...

Del lista e aeroporteve më të mira në botë për vitin 2025, ja kush kryeson

Nëse pritja në një aeroport ju tingëllon si torturë, atëherë nuk keni qenë në Changi, Singapor. Aeroporti u emërua “Aeroporti më i mirë në...

Turistët po vijnë, por çfarë po vizitojnë?

Muajt e parë të vitit kanë shënuar prurjet e para turistike të cilat kanë qenë të fokusuara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, por nuk...

Lajme të tjera

Web TV