Jeta plot dallgë e Elsa Lilës, nga humbja e nënës te shkëlqimi në festivalin e RTSH dhe Sanremo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elsa Lila është një nga ato këngëtaret që publiku shqiptare e deshi dhe e përqafoi që në fillimit e para si një adoleshente. Me një zë brilant, Elsa Lila magjepsi publikun teksa ngjitej në skenën e Festivalit të këngës së lehtë në RTSH ku në vitin 1996 fitoi me këngën “Pyes lotin”. Më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo.
Elsa Lila është një ndër personalitetet e njohura të këngës shqiptare, por që ka debutuar me sukses edhe në Itali në Festivalin e Sanremos. Ajo për herë të parë këndoi në itali në vitin 2003 me kengën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 ajo mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës).

Por prej shumë vitesh ajo ishte tërhequr nga muzika, ndërsa në 2010 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën Evita. Në ato vite, gjatë një interviste, ndër të rrallat që ajo fliste për jetën private, Elsa tregoi se në 2010 ndërsa ndodhej me partnerin e saj në Madagaskar, zbuluan se është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Gjithë fajin e ka Madagaskari. Shtatzënia ime filloi në Madagaskar në qershor të vitit 2010. E zbuluam kur unë isha 5-javëshe. Ndërkohë, duke mos e ditur që isha shtatzënë, kisha vazhduar të zhytesha çdo ditë (sport, që më vonë më thanë është rreptësisht i ndaluar për gratë shtatzëna), të hidhesha nga shkëmbinj 10 metra të lartë në ujë. Madje më kishin pickuar mushkonja mokafui, tipike të Madagaskarit që mund të sjellin edhe malarien, vazhdoja të haja nëpër kasolle ushqime të gatuara aty për aty me mjete rrethanore nga banorët e ishullit në kushte jo të mira higjienike por që mua më pëlqejnë shumë. Kur e zbuluam u kthyem menjëherë në Itali për të bërë vizitat mjekësore e për të parë nëse gjithçka ishte në rregull, duke qenë se unë “nuk isha sjellë edhe aq mirë”. Për fat, Evita qëlloi shumë e fortë, dhe ja ku jam tani, në muajin e nëntë dhe ajo lëviz e shkallmon brenda trupit tim”, rrëfente ajo.

 

 

Sa i takon partnerit të saj ajo tregonte: Alessandro është nga Milano dhe jeton prej 5 vjetësh në ishullin e Madagaskarit në Afrikë ku punon si zhytës profesionist. Unë jetoj në Romë prej kaq vjetësh, dhe njëherë që vendosa të shkoja në fund të botës për t’u çlodhur e për të qëndruar vetëm, rashë në dashuri. Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe sapo kisha mbaruar prezantimin e festivalit të këngës në Shqipëri. Isha shumë e lodhur dhe e stresuar (më shumë nga prapaskenat e pakëndshme që pata gjatë punës sesa nga puna në vetvete). Vendosa që me të mbaruar të ikja sa më larg. Mora hartën, pashë mirë e mirë ku mund të arratisesha e meqë më pëlqen shumë deti vendosa për Madagaskarin. Organizova udhëtimin dhe u nisa. Ditën e parë të pushimeve, e dehur nga ngjyrat, aromat dhe panoramat e këtij ishulli magjepsës, kuptova se nuk do largohesha dot lehtë nga ai vend. Por jo që do të kthehesha aq shpesh (qesh Elsa me të madhe)Meqë prej vitesh bëj zhytje iu drejtova njërës prej qendrave të zhytjes në ishull për të prenotuar ndonjë ekskursion nënujor. Dhe aty gjete Alessandron…”.

Ajo u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë.

Lexo edhe :  Nisin aplikimet për subvencione në bujqësi, ankohen fermerët: Ka burokraci!

Elsa Lila në vitin 2010 iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe  te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie  me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Elsa Lila ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, I cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

Ajo ka pasur një jetë të vështirë në fëmijëri dhe adoleshencë, ndërsa në 1997 humbi tragjikisht të ëmën, violinisten e njohur Eva Vishaj, humbje të cilën ajo e ka vuajtur shumë.

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV