Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet këngëtarja Elsa Lila

Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Këtë të mërkurë, policia e Romës dhe Viterbos nisën zbatimin e 13 urdhër arresteve nga prokuroria.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Elsa Lila, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.