Propaganda në Rusi arrin kulmin/ Publikohet video-montazhi i Zelenskyt, i kërkon ushtrisë të dorëzohet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Propaganda e Putinit po bëhet shqetësuese jo vetëm për Rusinë por dhe për të gjithë botën.

Së fundmi është publikuar një video e fabrikuar nga Rusia, ku shfaqet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u kërkuar ushtarve të tij të dorëzohen

Video shfaq portretin e Zelenskyt që qëndron pas një podium dhe thotë se: “Nuk është e lehtë të jesh president”, ndërsa shton se: “Ka vendosur t’i kthejë Rusisë Donbasin”.

Mesazhi i shkurtër përfundon me “Këshilla ime për ju është të lini armët dhe të ktheheni te familjet tuaja. Nuk ia vlen të vdisni në këtë luftë. Këshilla ime për ju është të jetoni. Unë do të bëj të njëjtën gjë”.

Por videoja është një falsifikim i thellë dhe është i lehtë për t’u dalluar. “Deepfake” zakonisht përfshin një imazh ose video në të cilën një person ose objekt manipulohet vizualisht përmes zërit.

Në klipin që po shpërndahet në internet, koka e presidentit ukrainas është shumë e madhe për trupin me të cilin është ngjitur në mënyrë dixhitale. Gjithashtu mund të shihet një nivel më i lartë pikselave rreth kokës së “Zelenskyt” në krahasim me trupin e tij.

Një përkthyes që punonte për Sky News tha se zëri në videon e rreme ishte më i thellë dhe më i ngadaltë se zëri normal i liderit ukrainas.

https://twitter.com/i/status/1504048298520371201

Të fundit

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Lajme të tjera

Web TV