Rritja e çmimeve/ Protestuesit ultimatum me 11 kërkesa, Rama ju kujton Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e shtatë të tubimit para kryeministrisë, protestuesit kanë dalë më 11 kërkesa të qarta për të ndërhyrë qeveria, duke i lënë “afat” deri të shtunën. Shumica e kërkesave të parashtruara janë të karakterit ekonomik, ndërsa pikat e tjera lidhen me kontrolllin në sektorin e hidrokarbureve. Rama: “Këto protesta si realizonte dot as Kremlini vetë”.

Protestuesit nuk i janë dorëzuar qeverisë as për uljen e çmimit dhe as për paketën e rezistencës sociale. Dje, gjatë protestës të mbajtur tek Kryeministria janë lançuar edhe kërkesat që protestuesit kërkojnë që ti marrë për bazë Qeveria ndërsa i kanë vënë ultimatum Ramës dei ditën e shtunë për plotësimin e tyre. Aktivisti Adriatik Lapaj ka zbuluar 11 pikat e protestuesve, duke lënë afat tre ditor për plotësimin e tyre. Kërkesat fillonin që nga heqja e taksave mbi naftën, e deri te rishikimi i buxhetit 2022, në mënyrë që sipas tyre të parandalohet kriza e mëtejshme. Ata kanë kërkuar respektim për shtresat vulnerabël dhe shtresave në nevojë. “Masa për barrën fiskale, për garantimin e krizës; Pezullimi i taksës së qarkullimit dhe të karbonit; Zerimi i përkohëshëm i TVSH për produktet e shportës dhe ulja me 10% në vijim: Përcaktim i marshit të fitimit të hidrokarbureve dhe transparencë me publikun; Masa për mirëfunskionimin e tregut; Pezullim i përkohshëm i konçesionit të markimit dhe skanimit. Hetim për operatorët e importit që ndikojnë në cmimin e naftës; Mbikëqyrje dhe monitorim 3 mujor nga autoriteti i konkurrencës dhe transparencë për faktorët ekonomikë që kanë zotëruar dhe zotërojnë 25% të vlerës; Rishikim i buxhetit të shtetit për vitin 2022, për shkurtimin e harxhimeve operative dhe të luksit të pushtetarëve; Krijimi i një kompanie publike që të konkurrojë me hapjen e një rafinerie në Republikën e Shqipërisë; Miratimi i minimumit jetik; Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së femrerëve që duhet të jetë një nga sektorët më të financuar; Këto janë lënë me afat deri ditën e shtunë, kërkojmë nga qeveria të bëjë një paketë të dytë që i plotëson të gjitha”, këto ishin kërkesat e parashtruar për Qeverinë Shqiptare nga protestuesit. Protestuesit thanë se do të kenë pushim deri ditën e shtunë, për t’u rimbledhur sërish të shumtë në numër dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Lexo edhe :  Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Rama “atakon” protestuesit, i quan si Putini

Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin e vogël foli për rritjen e çmimeve në vend , pasojat e luftës, ndërsa nuk la pa komentuar edhe protestat e zhvilluar në gjatë këtyre ditëve në vend. Ai u shpreh se të protestosh është dinjitet, por në këtë kohë lufte është si shpresë për presidentin rus Putin. “Duhet të kemi parasysh që rritja e befasishme e çmimeve dhe fakti që ka ndodh kudo nuk ka lidhje me qeverinë dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj luftës që është në komplet në front me sanksione. Serbia nuk ka vënë sanksione dhe ka të njëjtin problem me çmimet. Të nxjerrin atë që nuk e nxorën dot për ka vite qëllimin ndaj qeverisë. Të protestosh është dinjitet, por të protestosh sot për një rritje çmimesh që është shkaktuar nga një luftë. Të dalësh sot t’i thuash njerëzve që fajin nuk e ka lufta, por qeveria është fiks si shpresa kryesore e Putinit. Këto protesta më mirë dhe bukur, si realizonte dot Kremlini vetë. Që do të thotë që të bësh punën e dikujt drejt tjetër, e një armiku të demokracisë, të lirisë së njerëzve, për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël”, tha Rama.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Lajme të tjera

Web TV