Berlusconi i jep fund beqarisë, martohet me partneren 53 vite më të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është 53 vjeç më e vogël në moshë së dhëndrri, por nuk e ka problem të shkëmbejë unazën. Në fakt, Marta Fascina po martohet me një nga më të pasurit e Italisë, ish-kryeministrin dhe kreun e Forza Italia-s, Silvio Berlusconi. Ceremonia është shpallur për të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë.

Në fakt, nuk do të jetë një martesë me vlerë juridike, por vetëm formale. Pas këshillimeve të shumta nga fëmijët e tij, si dhe nga bashkëpunëtorët më të afërt në biznes, Berlusconi vërtet shkëmben unazën, por nuk do të kryejë një martesë ligjore. Ndoshta edhe situata që po kalon Evropa ndikon në jetën personale të një politikani kalibri, si ai. Madje Silvio ka dashur ta shtyjë ceremoninë, por ka qenë reagimi shumë i acaruar i së fejuarës, që ka bërë ta kthejë mbrapsht këtë ide.

Po kush është nusja 32-vjeçare?

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj.

Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë. Ai ka patur një mori të fejuarash shumë më të reja se vetja, gjatë moshës së tretë, si dhe do të mbahet mend për procesin “bunga bunga”, me vajza të reja “eskorta”, për çka gjykata e dënoi për nxitje të prostitucionit. Berlusconi u shërbeu për gati një vit në mencë moshatarëve të vet në një azil, pasi burgimi iu konvertua me punë në komunitet.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV