Ditën e sotme Kuvendi u mblodh për të diskutuar rreth çështjeve në rendin e ditës.
Por teksa deputetët merrnin fjalën në foltoren e Kuvendit, një situatë e sikletshme ka ndodhur jashtë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Teksa ajo ishte duke u futur brenda ambienteve të Kuvendit, u rrëzua te dera. Këtë moment ministrja Balluku është përpjekur ta kalojë me sportivitet, ndërsa deputetët që ndodheshin me të e kaluan situatën me humor dhe u kthyen ta ndihmonin.
View this post on Instagram