Vrau biznesmenin Goro në Himarë, dënohet me 30 vite burgim autori Kliti Leka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Është dënuar me 30 vite burgim, Kliti Leka, personi që në muajin Tetor 2020, ekzekutoi me pistoletë biznesmenin e ndërtimit, Niko Goro.

Vendimi është marë nga gjykata e Vlorë, e cila pranoi kërkesën e prokurorit, Arjan Xhaferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 30 vite burgim Kliti Lekën.
Leka akuzohej nga prokuroria, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në dëm të biznesmenit Goro, “Plagosjen e rëndë me dashje” në dëm të Eftini Goro, motrës së viktimës dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Leka gjatë procesit të gjykimit ka pranuar akuzën, duke pohuar se ishte ndjerë i mashtruar dhe fyer nga biznesmeni, Niko Goro, për ndarjen e hapësirave të pallatit që viktima kishte ndërtuar në tokën e tij, në Himarë.

Sipas dosjes së gjykatës, Niko Goro, kishte shkuar në supermarketin e motrës së tij për të marrë disa vezë, me qëllim çuarjen e tyre në shtëpinë, ku qëndronte nëna e tyre e sëmurë.
Por sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, ku 5 predha kanë kapur në trup biznesmenin.
Nikollaq ose Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë, ka marrë motra e tij, Eftinia.

Fatmirësisht në rrezen e breshërisë së automatikut, nuk kanë dalë dy punonjëset e supermarketit,të cilat fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, dy punonjëset janë futur poshtë sportelit të supermarketit.

Teksa autori i krimit, Kliti Leka, largohej me një automjet të marrë me qira në Tiranë, një nga dëshmitarët në vendngjarje ka bërtitur disa herë “…e vrau, e vrau…”.
Kliti Leka, në ikje e sipër është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, ku dhe u arrestua më pas nga policia e Vlorës.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV