Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari austriak Karl Nehammer i ka dhënë mbështetje Kosovës për anëtarësimin në BE, duke thënë se për këtë çështje do të angazhohet. Ai u shpreh se procesin do ta përshpejtojnë edhe me Gjermanisë si aleate e madhe e Kosovës.

“Edhe kryeministri e përmendi që Austria të jetë urë lidhëse me BE-në. Kemi zhvilluar biseda të mira se si mund të përshpejtojmë procesin, prandaj do të jetë e rëndësishme për ne që edhe Republikën Federale të Gjermanisë ta përfshijmë, sepse edhe ata janë miq të Kosovës që ta përshpejtojmë anëtarësimin në BE. Besoj që bashkë do t’ia dalim, sepse për Austrinë Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Kemi lidhje historike me njëri-tjetrin dhe është e rëndësishme që edhe në të ardhmen të jemi të lidhur së bashku. Për këtë Kosova duhet të jetë brenda Bashkimit Europian dhe për këtë duhen perspektiva të mëdha”.

Ndërsa, duke u ndalur te çështja e Ukrainës Nehammar u shpreh se në këtë situatë duhet shikuar për ndikimin që mund të ketë dhe si mund të ndihmojnë shtetet njëra tjetrën.

“Federata ruse e ka sulmuar Ukrainën dhe ne duhet të shohim për ndikimin që mund të ketë, dhe si mund të ndihmojmë njëri – tjetrin. Është e rëndësishmes që Austria të jetë urë-lidhëse me Bashkimin Evropian, ne kemi zhvilluar biseda se si mund ta përshpejtojmë procesin. Ne kemi lidhje historike njëri me tjetrin, dhe është e rëndësishme të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Austria paraqet kontingjentin më të madh jo të NATO-s që është në Kosovë. Është e rëndësishme që edhe Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë.”

Lexo edhe :  Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Nehammer tha se i di problemet e Kosovës me Serbinë, por se duhet të shikojë nga e ardhmja. Kancelari austriak ka ftuar edhe kryeministrin Kurti për një vizitë në Austri.

Të fundit

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë....

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono. Por, pavarësisht këtyre...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Lajme të tjera

Web TV