Ish-presidentja kroate: Kam diskutuar shumë me Putinin, e kam parashikuar agresionin ndaj Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E përditshmja kryesore suedeze Dagens Nyheter publikoi dje një bisedë të gjatë me ish-presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, duke e paraqitur atë si një pasuese të mundshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Përkatësisht, ish-kryeministri norvegjez në vjeshtën e ardhshme pas tetë vitesh do ta lërë postin në Aleancën e Mbrojtjes dhe do të bëhet guvernator i Bankës Qendrore Norvegjeze.

Në një intervistë për gazetën suedeze, Kolinda Grabar-Kitarovic nuk ka dashur t’i komentojë spekulimet e mediave se mund të bëhet Sekretare e Përgjithshme e NATO-s.

Ish-presidentja kroate pati disa komente edhe për presidentin rus Vladimir Putin.

Grabar-Kitarovic theksoi se ajo e kishte vërejtur agresionin e Rusisë kundër Ukrainës për një kohë të gjatë dhe paralajmëroi për mundësinë e një krize globale: “Fatkeqësisht, kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Unë mendoj se kishte një farë naiviteti në të menduar. Manifesti i tij politik i vitit 2000, i cili përmend rivendosjen e fuqisë ekonomike dhe pozitës së Rusisë në botë. Ngjarjet në Gjeorgji dhe Krime më vonë bënë të ditur se çfarë do të ndodhte”.

Ajo dha një përshkrim për Putinin.

“Në takimet e mia me të, ai ishte normal dhe i respektueshëm. Kemi diskutuar për çështje dypalëshe, por edhe për situatën rajonale në Europën Juglindore. Diskutuam ndër të tjera për Agrokor, një kompani që ishte në pronësi të shumicës së bankave ruse dhe kërcënohej me kolaps. Në këtë, por edhe në disa çështje të tjera rajonale, Putini ishte konstruktiv dhe dha një zgjidhje”, tha ish-presidentja kroate./Express

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV