Përpjekje për të ‘shpëtuar’ nga gazi rus/ Greqia rifillon kërkimet në detin Jon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka krijuar një krizë në Evropë sa i përket furnizimit me gaz, teksa dy vendet janë eksportuesit më të mëdhenj.

Nisur nga kjo Qeveria greke ka deklaruar se do të përshpejtojë kërkimet në rajonin perëndimor dhe në detin  Jon, me qëllim arritjen e mosvarësisë nga gazi rus.

Ndalimi i gazit rus ka krijuar një mjedis të ri për investime në fushën e hidrokarbureve, pasi kompanitë dhe qeveritë vlerësojnë se boshllëku që rezulton nuk mund të zëvendësohet në afat të gjatë vetëm nga gazi i lëngshëm (LNG) që sjellin cisternat amerikane apo dhe disa shtete të tjera.

Plani i Athinës konsiston në kërkime dhe shpime eksploruese për rreth 2.5 vjet me vlerë gati 150 mln dollarë në zonat e përcaktuara, ku depozitat e mundshme të gazit vlerësohen në një shumë  prej 250 miliardë euro që mund të mbulojë kapacitetet e vendit për me shumë se 10 vjet,deri në kalimin e fazës së teknologjive energjetike të gjelbra.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që gazjellësi TAP dyfishon kapacitetin e tij vitin që vjen, ndërsa bëhet me dije se prej 10 miliardë metrave kub që çon në Evropë, 8.5 furnizojnë vetëm Italinë, duke kontribuar ndjeshëm në sigurinë energjetike.

Muaj më parë SHBA shprehën dyshime për efektivitetin e gazsjellësit  East Med që po planifikohej nga Qipro dhe Izraeli , por duket se ky plan po rivjen në tryezën e projekteve gjigante që do të ndihmojnë Evropën të mos jetë e varur nga gazi rus.

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV