Krim në familje/ Babai plagos me thikë djalin në Berat, i riu dërgohet në gjendje të rëndë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 66-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka plagosur me thikë djalin e tij.

Mësohet se pas një debati për motive të dobëta, 66-vjeçari ka goditur me thikë djalin e tij, A.Sh 32-vjeçar. I riu është dërguar fillimisht në spitalin e Beratit, por më pas është transferuar në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Gjendja e tij paraqitet e rënduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Sh., 66 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, pas një debati për motive të dobëta ka goditur mjet mprehës (thikë), në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi A.Sh, pasi ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Të fundit

Kina, furnizuesja kryesore e Shqipërisë

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të...

“Nuk ka njeri më mashtrues”. Rozana: Gjesti nuk meriton ta fitojë “BBVA4”

Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale. Në renditjen e...

Altin Dumani mesazh qeverisë: Pa drejtësi s’ka paqe, as demokraci në vend

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, në vazhdën e takimeve në universitete të ndryshme të vendit, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fakulteti...

Prekëse/ Fëmijët në Gaza po mbijetojnë me më pak se një vakt në ditë

Gjithmonë e më dramatike paraqitet situata humanitare në Gaza, ku që nga marsi vijon të mbetet e bllokuar çdo lloj ndihme. OJQ-të në terren po...

Kandidatja e PS në Fier ironizon sërish Bardhin: Gazo si mu gdhive sot yllo?

Zegjine Çaushi, kandidatja socialiste në Fier ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin, drejtues politik i PD në këtë qark. Në një video tjetër që...

Lajme të tjera

Web TV