Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin ‘Kontrast’ se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike duhet të kishte ndodhur që në 25 Prill.
Ai shtoi se gjithësesi dorëheqja e kreut të PD është një akt për t’u vlerësuar, por nga ana tjetër fjala e tij ishte pa shije.
“Akt i duhur që duhet të duartrokitet. Pritej edhe pse është 11 muaj me vonesë, që prej momentin kur PD nuk mund të konfirmonte veten si shumicë dhe hyri në mandatin e trete në opozitë. Do t’i kishte kursyer shumë andralla PD-së dhe Qeverisë. Një politikan mbahet mend se çfarë bën gjatë qëndrimit të tij apo qoftë dhe nga hyrja e tij në politikë. Por të gjitha sfumohen nga hija e rëndë e largimit. Si i larguar Basha meriton respekt, por fjala e tij ishte sintezë e asaj që bëri në krye të PD gjatë kësaj kohe. Ishte pa shije” – tha Lorenc Vangjeli për “Report TV”.