22 mars 1992/ Komunistët bien nga pushteti, fitojnë demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 22 mars të vitit 1992, pas 48 vjetësh dominim të Partisë së Punës, Partia Demokratike arriti të kryesonte në zgjedhjet e parakohshme.

Një vit më parë në mars të 1991-it u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk arriti të fitonte shumicën në parlament.

Ndërsa në 22 mars 1992, ajo fitoi shumicën absolute të vendeve në parlament. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike nuk garoi e vetme, por duke krijuar një koalicion me Partinë Republikane dhe Partinë Social Demokrate.

Zgjedhjet u fituan bindshëm nga Partia Demokratike me 62.08% të votave (92 vende). Partia Socialiste arriti vetëm 25.70% (38 vende), Partia Social Demokrate 4.30% (7 vende).

Ky moment ishte historik për Shqipërinë. Partia e Punës nuk do të ishte më në krye të qeverisjes së vendit. Partia Demokratike, si forcë e parë, ndryshoi kursin e politikës.

Gara u ndje edhe te mediat e asaj kohe. Fushata mediatike u zhvillua midis gazetës së PS-së “Zëri i Popullit” dhe gazetave të opozitës “Rilindja Demokratike”, “Republika” dhe “Alternativa SD”.

Pas zgjedhjeve Aleksandër Meksi u bë kryeministër dhe Sali Berisha u bë President.

 

Të fundit

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV