Paralajmërimi nga SHBA dhe NATO: Bjellorusia po përgatitet t’i bashkohet luftës në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA dhe NATO kanë paralajmëruar se Bjellorusia po përgatitet për t’u bashkuar me Rusinë, në luftën me Ukrainën.

Një zyrtar I NATO-s ka ngritur shqetësimin duke thënë se ka gjithnjë e më shumë “gjasa” që Bjellorusia të hyjë në konflikt.

“Putini ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do të ndihmonte,” shpjegoi zyrtari.

Një burim i opozitës bjelloruse tha se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët në vijim, me mijëra forca të përgatitura për t’u vendosur. Sipas këtij burimi, kjo do të ketë më pak ndikim ushtarak sesa gjeopolitik, duke pasur parasysh implikimet që një vend tjetër i bashkohet luftës.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse “po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.

Bjellorusët votuan muajin e kaluar për të lejuar që vendi të presë përgjithmonë si forcat ruse ashtu edhe armët bërthamore , megjithëse zyrtarët amerikanë kanë theksuar për CNN se ata nuk kanë parë ende asnjë provë që Rusia të lëvizë armët bërthamore ose të përgatitet për të.

Burimet theksuan se nuk ka pasur indikacione deri më tani që Bjellorusia po merr pjesë aktualisht në luftimet në Ukrainë, dhe një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se Pentagoni nuk kishte parë “asnjë indikacion që bjellorusët po përgatiten të lëvizin në Ukrainë ose se ata kanë bërë ndonjë marrëveshje për ta bërë këtë.”

Zyrtari ushtarak i NATO-s tha se një vendim përfundimtar për përfshirjen e Bjellorusisë në luftë ende duhet të merret në Moskë dhe ende nuk ka asnjë indikacion se forcat bjelloruse po marrin pjesë në luftimet në Ukrainë.

Lexo edhe :  Përmbytjet ‘shkatërruese’ në Australi

“Nuk ka të bëjë me atë që dëshiron [Aleksandër] Lukashenko,” shpjegoi zyrtari, duke iu referuar presidentit bjellorus.

“Pyetja është: A dëshiron Putini një vend tjetër të paqëndrueshëm në rajon? Përfshirja do të destabilizonte Bjellorusinë,” tha zyrtari.

Zyrtari nuk do të shtjellonte se si Bjellorusia mund të ndërhynte në luftë, por tha se kishte kuptim që Rusia të përpiqej të ndërpresë ndihmën ushtarake të NATO-s që vjen në Ukrainë nga kufiri i saj perëndimor.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV