Analiza e kolonelit shqiptar/ Nëse lufta zgjat dy-tre javë, këto do të jenë dëmet e ushtrisë ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Demiraj, Ph.D. Ish komandant i Forcave Speciale

Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka katër javë që po vazhdon me intensitet të pamenduar, çdo ditë e më shumë e gjithë bota po përjeton shkatërrimin e dhjetëra njësive tankiste, të motorizuara, mekanizuara, mjeteve të mbështetjes ajrore, helikopterëve të sulmit, mjeteve të mbështetjes logjistike, mjeteve të mbrojtjes kundërajrore, artilerisë së rëndë dhe për më tepër më shume se 10.000 ushtarë të vrarë dhe 20.000 të plagosur të ushtrise ruse.

Përgjatë gjithë kësaj kohe, ushtria ruse nuk ka realizuar asnjë nga objektivat e saj strategjike që të marrë nën kontroll kryeqytetin Kiev, por as objektivat shumë të rëndesishme në qytetet bregdetare Mariupol dhe në Odesa, madje në disa raste kundër ofensiva e ushtrisë ukrainase ka arritur që të rimarre territoret e pushtuara nga rusët.

Njësite ruse po goditen pa mëshirë nga ushtria pa “eksperience” e Ukrainës, duke mos shfaqur asnjë taktikë të qartë, komandim-kontroll, e paorganizuar, e pastërvitur, e paushqyer, e pa mbështetur dhe pa moral për të vazhduar luftën. Pamjet e dezertimeve të ushtarëve rusë tregojnë tashme se Putini është drejt dështimit të plotë.

Në gjykimin tim këtë e pasqyron më së miri intensifikimi i përdorimit të armëve të fuqishme raketore, si raketa hipersonike “Kinzhal, e përdorur së fundi kundër depove të furnizimit në Ivano Frankvsk.

Kjo raketë bashkë me raketen “Avangard” konsiderohen si krenaria e armëve strategjike ruse. Duhet theksuar se përdorimi i kësaj rakete moderne, e cila ka shpejtësinë 13 here më shpejt se shpejtësia e zerit, e aftë t’i shmanget sistemeve të mbrojtjes kundrajrore ose raketore, me fuqi goditëse tre herë më shume se raketa amerikane “Tomahaëk”, e aftë të përdorë edhe kokë nukleare, është shenja e qartë e dëshpërimit të Putin për humbjen e pashmangshme të kësaj lufte të padrejtë.

Në gjykimin tim, ai po kërkon ti dërgojë një mesazh të rëndësishëm NATOs dhe SHBA-ve, duke e ndryshuar strategjinë e tij, duke e bërë atë edhe më vdekjeprurëse për popullin e Ukrainës.

Strategjia ushtarake e Putinit në fillim të luftës, ishte nxjerrja jashtë funksionit dhe shkatërrimi i sistemeve kundrajrore dhe avionëve të Ukrainës, me qëllim kontrollin e plotë të hapësirës ajrore.

Por kjo ndryshoi krejtësisht në momentin kur perëndimi dërgoi rreth 20.000 raketa moderne kundrajrore dhe kundratanke, duke e detyruar Putinin tashmë të urdhëroje përdorimin e armëve shkatërruese si raketat hipersonike dhe termobarike TOS-1 dhe TOS-1A, të cilat janë duke u përdorur në shkelje të ligjeve ndërkombëtare të luftës, duke shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, objekteve civile madje edhe duke kryer gjenocid kundër popullsisë civile.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Raketa “Kinzhal” për lexuesit është një rakete hipersonike, e cila është ndërtuar për të nxjerrë jashtë luftimit nje grup luftarak anijesh, ose objektivash ushtarake dhe jo për luftë kundër qendrave të banuara.

Atëherë natyrshëm lind pyetja: Pse Putin po përdor armë kaq të rrezikshme, shkatërrimtare dhe vdekjeprurëse? A është kjo një strategji që ai po e bën vetëm kundër rezistencës së Ukrainës, apo po kërkon të dërgojë një mesazh edhe për vendet e tjera si Polonia, Rumania, Moldova, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj që ata të qëndrojnë jashtë mbështetjes së rezistencës së Ukrainës?

Ndërkohë, gjykoj se në javët në vazhdim ky konflikt po futet në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërkohë që strategët rusë po e këshillojnë që të vazhdojë një fushatë edhe më intensive bombardimi, duke përdorur armë edhe më të fuqishme strategjike, hipersonike, termobarike madje kaneë shkuar deri në çmenduri, duke kërkuar edhe marrjen në konsideratë të përdorimit të armëve nukleare taktike (për të cilat unë besoj se bëhen në kuadër të luftës psikologjike dhe jo për përdorim real).

Ne gjykimin tim përdorimi nga ana e Putinit të këtyre armëve, bëhet me te vetmin qëllim që presidenti Zelenski të pranojë një marrëveshje në termat më të favorshëm për Putinin, duke e detyruar të pranojë sa më shpejt kushtet e tij, në mënyrë që ai të ruajë fytyrën përpara popullit rus dhe aleatëve te tij.

Por në të nejejtën kohë, ai po kërkon që të dërgojë një mesazh gangsterësh të forte:”Mos u kruani më me mua”.

Së fundi, mendoj se është e pashmangshme që ne rast se ky konflikt vazhdon edhe 3-4 javë për të cilin une dyshoj, ushtria ruse do të ketë humbur përveç fytyrës përpara botës, mitin e pathyeshëm të ushtrisë ruse, dy dekada modernizimi të ushtrisë, por më e rëndesishmja gjysmën e makinerisë së luftes dhe të ushtarëve të tij, te cilën do t’i duhet shumë kohë dhe para ti zëvendësojë.

 

Të fundit

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Lajme të tjera

Web TV