Pas dorëheqjes së Bashës, zbulohet lëvizja e radhës së Alibeajt

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë e Partisë.

Mbledhja do të mbahet në orën 19:00.

Në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, thuhet se situata e brendshme në parti do të jetë në rend të ditës.

Mesa duket PD që drejtohet aktualisht nga Enkelejd Alibeaj do të vijojë debatet e brendshme për gjetjen e një zgjidhjeje të gjithëpranuar.

 

 

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti”, thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar anëtarëve të Kryesisë”, thuhet në mesazh.